Nënshtetësia, qytetet dhe adresat ku do të jepen provimet
TV Tribuna
03 Maj 2021
Ministria e brendshme ka publikuar adresat e shkollave ku do të zhvillohen provimet e 16 majit, me qëllim pajisjen me certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim (politografisi).
Janë gjithsej 19 qendrat ku do të zhvillohen provimet në gjithë Greqinë.
Ato janë ndarë si më poshtë:
Nga një në Larisa, Janinë, Iraklio Kretë, Patra dhe Tripoli.
Tre qendra në Selanik, ku në njërën njerën prej tyre do të kalojnë nga provimi edhe invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.
11 qendra janë në periferinë e Atikës, të ndara si më poshtë:
2 në Pire,
Nga një në Petrupoli, Peristeri, Egaleo, Marusi, Agia Paraskevi, Nea Jonia, Argyrupoli, Athinë -Kipseli dhe Athinë Thisio.
Kjo e fundit do të jetë vetëm për invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Ministria e brendshme njofton gjithashtu se brenda ditëve të ardhshme do të bëhet edhe shpërndarja e kandidatëve sipas qendrave ku do të duhet të paraqiten për provimin e 16 majit.