0030 210 33 18 483

Nënshtetësia Greke "?? të drejtat dhe detyrimet

Dedes & Associates "?? Law Firm 15 Mars 2019

Marrja e nënshtetësisë greke lehtëson qytetarët shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre në shtetin Grek. Të gjithë ata që kanë përfituar këtë status, gëzojnë të drejtat dhe kanë detyrime të përbashkëta me gjithë qytetarët e tjerë grekë.

Në këtë shkrim do t’ju prezantojmë cilat janë këto të drejta e detyrime:

 

Të drejta / privilegje

Qytetarët me nënshtetësi greke pranohen në të gjitha shërbimet publike dhe mund të marrin pjesë në gjithë prokurimet e sektorit publik, pasi ka kaluar një vit nga marrja e nënshtetësisë. (Shënim: me ligjin e ri që pritet të votohet brenda marsit 2019, hiqet kufizimi i këtij afati dhe ata mund të punësohen në shtet menjëherë pas marrjes së nënshtetësisë).

Çdo qytetar grek gëzon të drejtën e votës në zgjedhjet për bashkinë ku banon, si dhe të periferisë, zgjedhjet europiane dhe zgjedhjet kombëtare.

Ndalohen masat administrative individuale që i kufizojnë çdo qytetari grek qarkullimin e lirë apo vendosjen kudo në vend, si dhe daljen dhe hyrjen e lirë në vend.

Më tej, me marrjen e nënshtetësisë greke, vjen dhe mundësia e qarkullimit të lirë në vendet e bashkimit Europian, si dhe e drejta e punësimit në ato vende.

Shteti kujdeset për sigurimet shoqërore të të punësuarve, ashtu siç përcakton ligji. Më tej, garantohet se personat që zhvendosen në një vend tjetër të bashkimit Europian, nuk humbasin siguracionin e tyre.

Banesa e secilit është një azil. Jeta private dhe familjare e individit janë të pacenueshme. Asnjë kontroll nuk bëhet në banesë, përpos vetëm dhe ashtu siç përcakton ligji, dhe gjithmonë me prezencën e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor.

Gjithë qytetarët grekë gëzojnë të drejtën e arsimimit falas, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor shtetëror. Shteti i mbështet studentët që dallohen, si dhe ata që kanë nevojë për asistencë apo mbrojtje të posaçme, në varësi të aftësive të tyre.

Familjet me shumë fëmijë, invalidët e luftës dhe të periudhës së paqes, viktimat e luftës, vejushët dhe fëmijtë jetimë të të rënëve në luftë, si dhe gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme fizike apo mendore, gëzojnë të drejtën e kujdesit të posaçëm nga shteti.

Invalidët kanë të drejtën të gëzojnë masat që garantojnë autonominë e tyre, integrimin profesional dhe pjesëmarrjen e tyre e tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit.

Puna përbën një të drejtë dhe mbrohet nga shteti, që kujdeset për krijimin e kushteve të punësimit për të gjithë qytetarët dhe për mbështetjen morale dhe materiale të gjithë popullsisë punonjëse, rurale dhe urbane. Gjithë të punësuarit, pavarësisht gjinisë apo ndryshimi tjetër, gëzojnë të drejtën e shpërblimit të barabartë për punën e barasvlershme të ofruar.

 

Detyrime

Çdo qytetar grek që mundet të mbajë armë është i detyruar të kontribuojë në mbrojtjen e atdheut, ashtu siç përcaktojnë ligjet. Shërbimi në radhët e Ushtrisë Greke zgjat 9 muaj. Në rastet e qytetarëve që kanë identitetin e homogjenit, shërbimi zgjat tre muaj.

Ligji nuk përjashtohet të parashikojë ofrimin e detyruar të shërbimeve të tjera, brenda apo jashtë forcave të armatosura (shërbim alternativ), nga gjithë ata që në mënyrë të argumentuar kundërshtime ndërgjegjeje për kryerjen e një shërbimi të armatosur apo përgjithësisht shërbimit ushtarak.

Gjithë qytetarët grekë kanë detyrimin tatimor që të kontribuojnë në financat publike, pa dallime, në varësi të mundësive të tyre ekonomike.

Liria e ndërgjegjes fetare është e pacenueshme. Përfitimi i të drejtave individuale dhe politike nuk varet nga bindjet fetare të secilit. Megjithatë, askush nuk mundet  që, për shkak të bindjeve të veta fetare, të shkarkohet nga përmbushja e detyrimeve ndaj shtetit apo të refuzojë bindjen ndaj ligjit.

Për fëmijtë që përfituan nënshtetësinë greke për arsye të lindjes në Greqi, vitet e arsimimit të detyrueshëm nuk mund të jenë më pak se 9 (shkolla demotike dhe gjimnazi).

 

Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

http://www.dedeslaw.gr/

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

https://twitter.com/dedeslawgr

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Ndaje me miqte