0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, si merret nga këto tri kategori emigrantësh

TV TRIBUNA 25 Korrik 2019

SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË KANË STATUSIN E REZIDENTIT AFATGJATË (EPI MAKRA DIMENONTOS)

ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit të rezidentit afatgjatë.

6. Çertifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.

9. Paravolo me vlerë 550 euro.

SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË JANË PJESËTARË TË FAMILJES SË SHTETASIT GREK APO SHTETASIT TË BE-SË, APO JANË PRINDËR TË NJË TË MITURI QË KA SHTETËSINË GREKE

ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit që u jepet shtetasve të vendeve të treta që janë çjesëtarë të familjes së shtetasit grek apo shtetasit të një vendi anëtar të Be-së, apo janë prindër të një të mituri që është shtetas grek.

6. Çertifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.

9. Paravolo me vlerë 550 euro.

Dokumente shtesë që mund të kërkohen:

a. Në rastin e shtetasit të huaj që është bashkëshort shtetasi grek apo shtetaseje greke me fëmijë, është e domosdoshme edhe certifikata e gjendjes familjare nga bashkia ku është regjistruar bashkorti/ja e shtetasit/es të huaj.

b. Në rast shtetasi të huaj që është prind i shtetasit grek është e domosdoshme edhe paraqitja e certifikatës së të miturit nga bashkia ku është regjistruar dhe prej nga rezulton baza ligjore për akordimin e nënshtetësisë greke.

PËR SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË POSEDOJNË NJË LEJE QËNDRIMI TË ÇDO TIPI

KUJDES: Kjo procedurë ka të bëjë me shtetas të vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi, përveç asaj provizore dhe që vërtetojnë një qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi, për aq kohë sa kërkohet para aplikimit për natyralizim.

ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit.

6. Çertifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer. NË RASTIN KUR I INTERESUARI KA LINDUR NË GREQI, mjafton certifikata e lindjes (Liksiarhiki praksi genisis).

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 12 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.

Ndaje me miqte