Nënshtetësia greke, për ata që kanë bërë shkollë në Greqi. Kush dhe si mund të aplikojë, dokumentacioni, sa duhet të presë...
Tribuna TV
31 Gusht 2018
Sekretariati i nënshtetësisë ka përgatitur një udhëzues të thjeshtuar për gjithë emigrantët që dëshirojnë të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë greke.
Udhëzimi është publikuar edhe në gjuhën Shqipe, në adresën
Nënshtetësia greke për personat që kanë frekuentuar një shkollë shtetërore në Greqi që implementon programin mësimor të detyrueshëm grek
KUSH NUK MUND TË APLIKOJË?
• Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme
• Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje
• Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle kur kanë qenë të mitur dhe tani janë mbi 21 vjeç
• Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle pasi kanë mbushur 23 vjeç
• Ata që kanë kryer 6 ose 9 vite shkolle pasi kanë mbushur 18 vjeç dhe përpara se të mbushin 23 vjeç, por kanë kaluar 3 vjet që prej përfundimit të studimeve
• Kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet nga data e diplomimit nga një universitet grek (AEI ose TEI).
KUR MUND TA BËJ APLIKIMIN?
Pasi kryej me sukses 9 vite shkollë në nivelin arsimor të ciklit të ulët dhe të mesëm të ulët,
ose
Pas kryerjes së 6 viteve shkollë në nivelin arsimor të ciklit të mesëm të ulët
ose
Pas diplomimit nga një shkollë e mesme greke (Lykio) dhe universitet grek (ΑΕΙ ose ΤΕΙ)
ÇFARË DOKUMENTESH NEVOJITEN?
• Deklarata – Aplikimi për marrjen e nënshtetësisë greke
• Çertifikata e frekuentimit të shkollës e lëshuar nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Ciklit të Ulët dhe të Mesëm të Ulët.
• Leja e qëndrimit
• Nëse kam lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht.
• Nëse kam lindur në Greqi, regjistrimi i lindjes në bashki.
• Pasaporta
• Një “Deklaratë solemne” opsionale për përshtatjen e emrit dhe mbiemrit tim në gjuhën greke. Aplikohet vetëm për ata që janë mbi 18 vjeç dhe dëshirojnë ta bëjnë atë ndryshim.
KU TË APLIKOJ? = Pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetoj
SA KUSHTON? = 100 euro
SA DUHET TË PRES PËR VENDIMIN, SIPAS LIGJIT? = 6 muaj nëse jam nën moshën 18 vjeçare në kohën e dorëzimit të aplikimit (në praktikë 1 vit - 18 muaj)
• 1 vit nëse jam mbi moshën 18 vjeçare në kohën e dorëzimit të aplikimit (në praktikë 1 vit - 18 muaj).