Nënshtetësia greke për arsye të lindjes dhe shkollimit në Greqi
Dedes & Associates "?? Law Firm
20 Dhjetor 2018
Më 9 Korrik i 2015, nëpërmjet ligjit 4332\20015 iu dha një mundësi e mirë të rinjve që kanë lindur edhe shkollohen në Greqi të marrin nënshtetësinë greke.
Kush nuk ka të drejtë aplikimi
Nëqoftëse prindërit nuk kanë leje qëndrimi, ose kanë leje qëndrimi afatshkurtër.
Asnjë nga të dy prindërit e fëmijës nuk ka plotësuar 5 vjet me leje qëndrimi në Greqi para lindjes së fëmijës, ose 10 vjet gjithsej përpara ose pas lindjes së fëmijës.
Kur mund të bëhet aplikimin?
Nga momenti që femija regjistrohet në klasën e parë të shkollës fillore.
Çfare dokumentesh nevojiten?
Formulari i aplikimit për nënshtetësinë, që plotësohet nga prindërit
Çertifikatë lindjeje e fëmijës nga periferia \ bashkia.
Çertifikatë martese e prindërve, e përkthyer ne gjuhen Greke, ose në rastin që martesa u bë në Greqi, çertifikatë martese nga shteti Grek.
Lejet e qëndrimit të prindërve.
Njeri nga prindërit duhet të ketë leje qëndrimi:
Të brezit të dytë, ose
Pa afat (aoristu) ose
10 vjeçare ose
refugjati (prosfiga) ose
Leje qëndrimi rezidenti afatgjatë ose
në rast që jeni i mbrojtur nga shteti ose
personi pa shtetësi ose
me leje qëndrimi të përkohshme si pjesëtar i familjes së shtetasit grek, ose
qytetar i BE-së, ose
katre homogjeni, ose
me buletin qëndrimi të përkohshëm si qytetar i BE-së.
Pasaportat e prindërve me përkthim zyrtar.
Vërtetim regjistrimi në klasën e parë në shkollën fillore Greke. Jepet nga drejtori i shkollës.
Ku bëhet aplikimi?
Në periferia / bashki të vendbanimit.
Sa kushton?
100 euro
Për sa kohë kthehet përgjigjja?
6 muaj sipas ligjit (praktikisht ka vonesa më të mëdha)
Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Një ndër këto çështje është edhe aplikimi për marrje të nënshtetësisë.
Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.
Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:
http://www.dedeslaw.gr/
https://www.facebook.com/dedeslawfirm
https://twitter.com/dedeslawgr
Dedes & Associates – Law Firm
Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë
Ndaje me miqte