0030 210 33 18 483

Nënshtetësia greke, ndryshon përsëri e drejta e firmosjes së vendimit

TV Tribuna 29 Dhjetor 2019

Pas zgjedhjeve të 7 korrikut dhe ardhjes në pushtet të Demokracisë së re, ministri i ri i brendshëm shfuqizoi urdhërin e qeverisë së mëparshme që ua linte periferive firmosjen e vendimit për dhënien e nënshtetësisë.

Me qeverinë e re këtë të drejtë e kishte vetëm ministri. Ky lajm shkaktoi me të drejtë pakënaqësi dhe pezmatim në radhët e aplikantëve që kishin më shumë se 5-6 vjet që prisnin të merrnin nënshtetësinë greke.

Në tetor, ministri i rishikoi vendimin dhe ua ktheu të drejtën periferive, për një pjesë të konsiderueshme të rasteve.

Tani, me një urdhër të ri, ministri e “delegon” të drejtën e firmës edhe te sekretari i përgjithshëm për nënshtetësinë, që është një instancë e cila varet direkt nga ministri i brendshëm.

Në urdhërin që ministri Panajotis Theodorakakoks ka nënshkruar në mesin e nëntorit dhe që u publikua me një muaj vonesë, thuhet ndër të tjera:

Sekretarit të përgjithshëm të nënshtetësisë në ministrinë e brendshme i delegohet e drejta e nënshkrimit “Me urdhër të ministrit”, vendimet e mëposhtme dhe aktet që përfshihen në kompetencat e tij:

1. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizimit (Politografisi) të shtetasve të huaj Alogjenë.

2. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizimit (Politografisi) të shtetasve të huaj Homogjenë, që banojnë jashtë Greqisë.

3. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizimit (Politografisi) të shtetasve të homogjenëve nga vende të ish Bashkimit Sovjetik që banojnë në Greqi.

4. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave të natyralizimit (Politografisi) të Homogjenëve që banojnë në Greqi dhe nuk kanë kartë Homogjeni.

5. Vendime për pranimin ose refuzimin e kërkesave që janë adresuar për në Këshillin e Nënshtetësisë (Symvulio Ithagenias).

 

Sipas të dhënave të fundit, të aktualizuara në vitin 2019, një vit më parë, pra më 2018, morën nënshtetësinë greke 28.410 persona.

Nga këta:

Politografisi Homogjenësh = 2.747

Politografisi Alogjenësh = 2.530

Lindje / Arsimim në Greqi = 21.559

Mde procesin e njohjes së origjinës greke = 883

Fëmijë të përfituesve nga politografisi = 501

Politografisi homogjenësh nga ish BS = 190.

Ndaje me miqte