Nënshtetësia greke, libri me lëndën që ju pyesin në komision
TV TRIBUNA
17 Shkurt 2020
Të gjithë juve që dëshironi të merrni nënshtetësinë greke ky libër do t’ju ndihmojë të përgatiteni më mirë që të kaloni me sukses testin e intervistës para komisionit.
Në hartimin e tij jemi mbështetur në burimet më të rëndësishme të historiografisë greke, por edhe në broshurën “Informacion sinoptik për Greqinë”, që është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së brendshme greke. Mirëpo, është një broshurë e përgatitur 20 vjet më parë, çka e vë në dukje edhe vetë ministria, duke sqaruar se “përmbajtja e tij nuk përfshin gjithë çështjet që mund të preken gjatë intervistës, prandaj inkurajojmë edhe shfrytëzimin e burimeve të tjera të informacionit”.
Pikërisht këtë kemi bërë edhe ne, duke e pasuruar me informacionin e nevojshëm, dhe duke përfshirë edhe zhvillimet në Greqi gjatë periudhës kohore 2001-2020.
Gjithashtu, pas konsultimeve me specialistë të çështjeve të nënshtetësisë, kemi bërë një përzgjedhje sa më të kujdesshme, duke u mëshuar pikave që zakonisht dominojnë gjatë hartimit të pyetjeve për intervistën.
Botimi i Librit në dy gjuhë, shqip dhe greqisht është bërë me dy qëllime: nga njëra anë të njiheni sa më mirë me përmbajtjen dhe, nga ana tjetër, të familjarizoheni me termat në gjuhën greke, përderisa intervista do të zhvillohet në greqisht.
Ju urojmë lexim të këndshëm dhe suksese gjatë intervistës.
Për të porositur librin telefononi në numrin 210 32 35 395, ose na shkruani në Facebook (Televizioni Tribuna në Greqi)
Ndaje me miqte