Nënshtetësia, a njihet vërtetimi i aplikimit për rinovimin e lejes
TV TRIBUNA
31 Mars 2022
Mjaft prej bashkatdhetarëve që kanë kaluar me sukses provimin e nënshtetësisë, tashmë ndodhen në pritje.
Një pjesë kanë aplikuar me ligjin e vjetër dhe tani presin njoftimin nga zyra përkatëse për vazhdimin e procedurës.
Ndërsa pjesa tjetër i përket kategorisë që do të aplikojë me ligjin e ri, pra pas marrjes së çertifikatës së provimit.
Shumicës së tyre i ka skaduar leja e qëndrimit dhe kanë në dorë vetëm vërtetimin se kanë aplikuar për rinovimin e lejes.
Dhe kjo ndërsa legjislacioni për marrjen e nënshtetësisë greke parashikon që aplikantët duhet të kenë leje të vlefshme qëndrimi.
Sekretariati i përgjithshëm i nënshtetësisë, ka nxjerrë një qarkore në 28 mars, ku jepen udhëzimet përkatëse.
Kështu, në rastin e aplikimit fillestar, pra me ligjin e ri, qarkorja përcakton se
Mbajtësit e vërtetimit elektronik lejohet të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë, përderisa ky vërtetimi legalizon qëndrimin e tyre në vend.
Por këtë të drejtë nuk mund ta kenë ata që kanë aplikuar për leje fillestare qëndrimi.
Sa u përket dosjeve që janë në fazën e shqyrtimit dhe në pritje të vendimit, qarkorja sqaron se pas paraqitjes së vërtetimit elektronik t[ë aplikimit për lejen, është i mundur vazhdimi i shqyrtimit të dosjes si dhe nxjerrja e aktit final administrativ, përderisa vërtetimi elektronik certifikon qëndrimit e ligjshëm të aplikantit në Greqi.