Në Athinë u zhvillua Forumi i Dytë Ekonomik Kosovë - Greqi
TV TRIBUNA
18 Prill 2019
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë me koordinimin e Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe nga bashkëpunimi i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë si dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve/KIESA është mbajtur Forumi i dytë Ekonomik Greqi – Kosovë, në Athinë, pas Forumit të parë Ekonomik në mes dy vendeve, që ishte mbajtur në mars të vitit 2017 në Prishtinë.
Ky forum, në të cilin morën pjesë mbi pesëdhjetë biznese nga Kosova dhe Greqia, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve si dhe forcimin e lidhjeve afariste të kompanive greke dhe kosovare.
Gjatë forumit janë mbajtur takimet G2B dhe B2B, në sektorët e ndërtimtarisë, turizmit, agro-biznesit, përpunimit të ushqimit, përpunimit të metaleve, përpunimit të drurit, teknologjisë informative, shëndetësisë, sektorit farmaceutik dhe energjisë.
Në pjesën e parë të Forumit janë mbajtur fjalë rasti nga Kryetarët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut si dhe nga përfaqësues institucional grek.
Në të njëjtën kohë një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe drejtuesi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva.
Ndërsa, në pjesën e dytë të forumit janë bërë"?? prezantimet mbi potencialet për investime nga Enterprise Greece si dhe nga Agjencia KIESA.
Ndaje me miqte