Enti kombëtar i shëndetit publik ka njoftuar se 24 orët e fundit janë evidentuar 8.613 infeksione të reja me Covid-19. Nga këto, 19 janë evidentuar në pikat hyrëse të Greqisë.
Numri total i rasteve në Greqi ka shkuar në 801.208.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 46 qytetarë të diagnostikuar me Covid. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka 16.441 të vdekur.
95,3% e tyre kishte sëmundje bashkëshoqëruese dhe/ose moshë mbi 70 vjeç.