Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është nënshtruar testit për koronavirusin dhe ke rezultuar negativ.
Lajmin e ka publikuar zëvendëszëdhënësja e qeverisë greke, Anastasia Peloni, që shtoi se gjithashtu negativ ishte rezultati edhe për pjesëtarët e familjes së kryeministrit.
Sipas zonjës Peloni, testit për koronavirusin i janë nënshtruar dhe gjithë punonjësit e kryeministrisë dhe rezultati ishte negativ për të gjithë. Ata iu nënshtruan testit, pasi bashkëshortja e zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas, rezultoi pozitive dhe ndodhet në karantinë.