Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka avancuar në ndryshime të kabinetit qeveritar, ku bie në sy largimi i ministrit të mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrisohoidis.
Ai do të zëvendësohet nga Takis Theodorikakos, që deri para pak muajsh ishte në krye të ministrisë së brendshme.
Përveç faktit se streha e tij politike ishte për vite të tëra PASOK-u, duket se Hrisohoidis paguan faturën e zjarreve shkatërruese të kësaj vere.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, kalon në ministrinë e mbrojtjes kombëtare, si zëvendësministër.
Një tjetër rrokadë është ajo e ministrit të shëndetësisë Vasilis Kikilias, që kalon në postin e ministrit të turizmit
Në krye të ministrisë së shëndetësisë emërohet deputeti Athanasios Plevris.
Në këtë mënyrë, Mitsotakis do të ketë në qeverinë e tij tre zërat më të fuqishëm të së djathtës populiste që vite më parë militonin në partinë LAOS të Karaxhaferit. Ata janë, përveç Plevrit, Makis Voridis që mbetet ministër i brendshëm dhe Adonis Georgiadis që po ashtu mbetet në krye të ministrisë së investimeve.
Risi e formatimit të ri është krijimi i ministrisë së mbrojtjes civile që do të ketë në varësinë e vet edhe shërbimin zjarrfikës. Në krye të kësaj ministrie emërohet Vangelis Apostolakis i cili kishte shërbyer si ministër i mbrojtjes kombëtare në qeverinë e Aleksis Tsipras.
Kryeministër: Kyriakos Mitsotakis
Zëvendëskryeministër: Panagiotis Pikrammenos
MINISTRIA E FINANCAVE
Ministër: Christos Staikouras
Ministër alternat përgjegjës për politikën fiskale: Theodoros Skylakakis
Zëvendësministër përgjegjës për politikën fiskale dhe pronën publike: Apostolos Vesyropopoulos
MINISTRIA E ZHVILLIMIT DHE INVESTIMIT
Ministër: Adonis Georgiadis
Zëvendësministër përgjegjës për çështjet e investimeve private: Nikos Papathanasis
Zëvendësministër përgjegjës për investimet publike dhe partneritetin: Ioannis Tsakiris
Zëvendësministër përgjegjës për kërkimin dhe teknologjinë: Christos Dimas
Ministria e Punëve të Jashtme
Ministër: Nikos Dendias
Ministër alternat përgjegjës për Çështjet Evropiane: Miltiadis Barvitsiotis
Zëvendësministër i ngarkuar me diplomacinë ekonomike dhe marrëdhëniet me jashtë: Konstantinos Frangogiannis
Zëvendësministër përgjegjës për Diasporën: Andreas Katsaniotis
MINISTRIA E MBROJTJES SË QYTETARIT
Ministër: Panagiotis Theodorikakos
Zëvendësministër i ngarkuar me politikën kundër krimit: Eleftherios Oikonomou
MINISTRIA E MBROJTJES CIVILE
Ministër: Evangelos Apostolakis
MINISTRIA E MBROJTJES
Ministër: Nikos Panagiotopoulos
Zëvendësministër: Nikos Hardalias
MINISTRIA E ARSIMIT DHE FEVE
Ministër: Niki Kerameos
Zëvendësministër për Arsimin Fillor dhe të Mesëm dhe Arsimin Special: Zetta Makri
Zëvendësministër përgjegjës për arsimin e lartë: Angelos Syrigos
MINISTRIA E PUNËS DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE
Ministër: Kostis Hatzidakis
Zëvendësministër përgjegjës për çështjet e sigurimeve shoqërore: Panagiotis Tsakloglou
Zëvendësministër për Mirëqenie dhe Solidaritet Social: Domna Michailidou
Zëvendësministre për Politikën Demografike dhe Familjen: Maria Syregela
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Ministër: Athanasios Plevris
Zëvendësministe për Shërbimet Shëndetësore: Asimina Gaga
Zëvendësministër për Shëndetin Mendor: Zoi Rapti
MINISTRIA E MJEDISIT DHE ENERGJISË
Ministër: Kostas Skrekas
Zëvendësministër përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit: George Amyras
Zëvendësministër përgjegjës për planifikimin hapësinor dhe mjedisin urban: Nikos Tagaras
MINISTRIA E KULTURS DHE SPORTIT
Ministrja: Lina Mendoni
Zëvendësministër për kulturën bashkëkohore: Nikolas Giatromanolakis
Zëvendësministër i ngarkuar me sportin: Lefteris Avgenakis
MINISTRIA E DREJTËSISË
Ministër: Kostas Tsiaras
Zëvendësministër përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut: George Kotsiras
MINISTRIA E BRENDSHME
Ministër: Makis Voridis
Zëvendësministër përgjegjës për çështjet e qeverisjes vendore: Stelios Petsas
Ministër alternat përgjegjës për Maqedoninë dheTrakinë: Stavros Kalafatis
MINISTRIA E QEVERISJES DIXHITALE
Ministër: Kyriakos Pierrakakis
Zëvendësministër përgjegjës për thjeshtimin e procedurave: George Georgantas
Zëvendësministër i Qeverisjes Dixhitale: Thodoris Livanios
MINISTRIA E INFRASTRUKTURS DHE TRANSPORTIT
Ministër: Konstantinos Karamanlis
Zëvendësministër përgjegjës për çështjet e transportit: Michalis Papadopoulos
Zëvendësministri përgjegjës për çështjet e infrastrukturës George Karagiannis
MINISTRIA E MARINËS DHE POLITIKËS PËR ISHUJT
Ministër: Giannis Plakiotakis
Zëvendësministër përgjegjës për ndërtimin e anijeve: Costas Katsafados
MINISTRIA E ZHVILLIMIT AGRAR DHE USHQIMIT
Ministër: Spilios Libanos
Zëvendësministër përgjegjës për politikën e përbashkët bujqësore: George Stylios
Zëvendësministër përgjegjës për politikën e peshkimit: Simos Kedikoglou
MINISTRIA E TURIZMIT
Ministër: Vassilis Kikilias
Zëvendësministrja përgjegjëse për edukimin turistik dhe format e veçanta të turizmit: Sofia Zacharaki
MINISTRIA E EMIGRACIONIT DHE AZILIT
Ministër: Panagiotis Mitarakis
Zëvendësministër përgjegjëse për integrimin: Sofia Voultepsi
MINISTËR I SHTETIT George Gerapetritis
MINISTËR I SHTETIT PËRGJEGJËS PR KOORDINIMIN E PUNËS SË QEVERISË Akis Skertsos
Zëvendësministër pranë kryeministrit përgjegjës për çështjet e ndihmës shtetërore dhe rehabilitimit nga katastrofat natyrore: Kristos Triantopulos
Zëvendësministër pranë kryeministrit përgjegjës për komunikimin dhe informacionin dhe zëdhënës i qeverisë Ioannis Oikonomou
Zv/zëdhënëse e qeverisë Aristotelia Peloni