Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar të shtunën një bideë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis ka shprehur mbështetjen e plotë të Greqisë ndaj Ukrainës në këto momente mjaft të vështira.
Ka përsëritur se Greqia që në fillim u rreshtua në favor të sanksioneve të ashpra të BE-së kundër Rusisë dhe u deklarua i gatshëm që të ofrojë ndihmë ndaj Ukrainës në sektorët që do të kërkojë Kievi.
Të njëjtat burime shtojnë se presidenti ukrainas e falënderoi kryeministrin Mitsotakis për qëndrimin e qartë të Greqisë dhe kërkoi që kjo mbështetje në kuadër të BE-së të vazhdojë.
Të shtunën, ministria e shëndetësisë e Greqisë dërgoi në drejtim të Ukrainës materiale mjekësore dhe farmaceutike.