Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis që po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada, ndoqi në Montreal, bashkë me homologun e tij vendas, Justin Trudeau (Xhastin Trydo), paradën e shoqatave greke, ku morën pjesë njerëz të të gjitha moshave.
“është vërtet nder dhe gëzim i madh të përfaqësoj sot atdheun tonë këtu në Montreal, në këtë parakalim impresionues me rastin e festës së pavarësisë të 25 Marsit”, deklaroi Mitsotakis.