Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka shprehur përkrahjen e Athinës ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për tërmetin që goditi vendin tonë.
“Shprehim përkrahjen ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin fqinj”, shkruan Dendias në një mesazh në rrjetin social Twitter.
Tërmeti 6,3 ballë që ra në Shqipëri është ndjerë në gjithë Greqinë e Veriut deri në Selanik, por edhe në ishullin e Korfuzit.