Miho Gjini rrëfen
TV TRIBUNA
09 Nentor 2021
Rrëfim i një të çmenduri nga dashuria për jetën
Shkrimtari dhe kritiku i njohur Miho Gjini, “Mjeshtër i Madh”, ndodhet prej disa ditësh në spital, i goditur nga një atak cerebral.
Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe me këmbët në dekadën e nëntë të jetës, vazhdon të ruajë një vitalitet dhe energji prej të riu, që gjeneron në një humor përherë të shëndoshë.
Me ta ndjerë veten pak më mirë, ka bërë atë gjë që di të bëjë më mirë, të shkruajë (ka botuar më shumë se 30 libra). Po kësaj here me ndihmën e të shoqes që e quan me përkëdheli “Arrëza”, dhe këtu na e prezanton në rolin e stenografistes.
Dhe në fund kishte rezultuar një përshkrim rrëqethës i ditëve pata, gjatë dhe pas goditjes, kur po kalon “kalvarin e tmerrshëm të humbjes së ekuilibrit mendor, mpirjen e gjymtyrëve dhe kalimin në një situatë absurditeti të shkallës më ordinere”...
Duke publikuar këtë përjetim të Miho Gjinit, jemi të sigurt se së shpejti do ta na shkruajë dhe pjesën e dytë, atë të hedhjes në humnerën e harresës të kalvarit... Përndryshe, Miho Gjini është i rregjur si pakkush në çështjen e kalvareve dhe ka dalë gjithmonë fitimktar mbi ta... (TV Tribuna)
Ka të tilla çaste të dëshpëruara në jetë, kur njeriu duhet t’i kthejë ''sytë e mendjes'' nga e shkuara e tij. Aq më tepër kur ''lëmshi i jetës mblidhet'' dhe të vjen pa pritur ndonjë shigjetë goditëse si kjo e imja, e cila të humbet ekuilibrin të jetës për sot e për nesër. Por edhe të bën të mendosh se në çfarë ''dërrasë'' të gabuar ke shkelur vallë, edhe ekrani mendjes rihapet qoftë edhe disa të qinda të sekondit për të rrisjellë trutë që kanë shpëtuar nga vendi i tyre. Dhe menjëherë më rikujtohet ajo mbrëmbje me ngrica të ftota në Dibrën e Madhe, tek po dilnim nga salla e teatrit së bashku me Josifin dhe Adriatikun e ndjerë. Ngritëm jakat e xhupit e ''sa para bënë'' tha Adriatiku kur nuk e kemi ndonjë shishe me atë lëngun e verdhë! Na i gjen Luftari tha edhe sikur në vrimë të dreqit ta kenë futur atë prodhim të shkëlqyer të kumbullës. U tha dhe u bë. Pa i thënë fare Ylberit atë e gjeti menjeherë Luftar Paja, bile të ftohtë akull e ja kalonte edhe bardhësisë ku shkelnin këmbët tona zhgrap zhgrup.
Në restorantin e Hotel “Venecit” qenë ndezur dritat e po na prisnin neve.Tryezat qenë shtruar dhe kur u ulëm dhe pritej të vinte çorba, Luftari vendosi pesë gota dhe në mes tyre kërciti shishen kur zumë vend ne burrat e festivalit, një aktor nga Korça edhe një aktore nga Tetova. Me porosi të Luftarit erdhën edhe mezet e rakisë. Na bëftë mirë tha ajo, '' o kurorë e arteve'' dhe u përkul përpara nesh me sy të ndritshëm dhe me gjoksin e zbuluar përpara, ku shkëlqeu dantella e bardhë deri në të thelluarën e gjoksit të saj të bëshëm.
-Me eks, tha Luftari e u përmbysën gotat ''më lejoni të plotësoj atmosferën me diçka lirike që na takon neve pleqeve'' '
-Jo dhe pleq, thash unë.
''Do të interpretoj një poezi të Skënder Rusit që moshës tonë...'' dhe filloi të recitojë me ndjenjë të vagëlluar disa vargje të mrekullueshëm të atij poeti që dridhej i tëri nga sëmundja e parkinsonit, por që dukej sikur buronin prej burimeve të kristalta malore, me freski të rrallë, që sjellë edhe erotikën më të ngrohtë, ku moshatarë si ne mund të pinin ujë sikur të qe elixiri i përtëritjes së moshës. Lirika e atij poeti na preku thellë deri në vargun e fundit.
-Dhe tani erdhi radha ime të interpretoj një kërcim mbi tavolinë ashtu si e dua unë ta them para jush fjalën time, tha dhe menjëherë kërceu mbi tavolinë kur ne s’e prisnim fare një gjë të tillë. Luftari shmangu gotat dhe mezet mbashkë me shishen dylitroshe, ndërsa Tiku vuri në sy syzet e tjera në atë befasi shoqëruar nga një melodi gjysmë oriental që s’dihej se si erdhi në ato çaste, kur ne s’kishim rrëkëllyer akoma gotat e treta të asaj rakije akull që na i donte edhe shpirti edhe ngrohtësia e sallës, por edhe ky kërcim krejt i papritur. Fundi i fustanit të asaj rotullohej si ombrellë përbri balleve tona, për të na bërë që të na dukej edhe tavani rotullues. Këmbët e saj gjer lart rrëfenin natyrën më të brishtë të gërshetave të atyre insekteve me natyrë të njellojtë dhe me ketë ritmikë harmonike të hapje-mbylljeve të kofshëve të bardha mbi të cilat binin ngjyrat e tavanit, që rrotullohej edhe ai. Muzika pushoi dhe ajo u përkul para gjithë të pranishmëve që e duartrokitën. Sapo kishim hedhur edhe gotën e katërt, unë u ngrita në këmbë duke i thënë Josifit se do të pëlcisja nga një zjarmi që më erdhi deri në fyt po mos të dilja pak jashtë për të marrë ajër. Ai bëri mirë që doli pas meje menjëherë, edhe që donte të më priste kur unë rashë pa ndjenja në dëborën e shkrifët pas një frymëmarrje që bëra. Atëherë ai hapi derën e sallës dhe bërtiti: - a ka këtu një mjek? Pas kësaj ndodhie të pazakontë nuk mbaj mend asgjë. Më thanë se njeriu që doli te dera ishte vetë kryetari i Komunës, një mjek i dashuruar pas artit edhe ai si të ishte vetë Andon Pavlloviç Çehovi. Më kishte ndodhur kështu goditja e parë e shigjetës.
Goditja e dytë do përsëritej dhjetë vite më vonë në Sarandë, tek pija një kafe me Josifin tim të dashur në tavolinat buzë limanit në një ditë të ngrohtë gushti tek pinim kafe qetësisht dhe deti kishte një valëzim të lehtë e të ëmbël që përplasej poshtë këmbëve tona. Përballë një kruazierë e madhe, një labirint godinash të bardha e të larta e cila kishte sjellë qindra turistë nga Korfuzi. Pikërisht në ato çaste të qeta kur Josifi qeshte me gjithë shpirt me bëmat e mia me Arzën, më erdhi pa pritur një stepje e shikimit dhe e pamjes duke e përmbysur gjitë kruazierën, e dallgët mbërritën deri tek unë.
-Josif, thashë, nuk jam mirë dhe ilaçet nuk i kam marrë me vete, të lutem shko në farmaci e merrëm diçka shpejtë se po mbaroj.
Ai u ngrit pa thënë asnjë fjalë dhe u zhduk nga sytë e mi, për të mbërritur aty sa më shpejtë duke mbajtur në duar dy hapje.
-Merre këtë dhe vure nën gjuhë është trin-trin, më tha. Kokrrën tjetër vure në xhep ta kesh e mos e lësho veten se ti je Miho Gjini.
Kjo ishte ndoshta gotitja e dytë e shigjetës, më paralajmëruese se e para edhe pse kishte ndodhur fill pas dhjetë vitesh. Ndërkohë kisha kryer një udhëtim të gjatë Athinë-Korçë, Athinë-Dibër e Madhe duke vazhduar në Elbasan. Qe një udhëtim i këndshëm me tre qëndresa po kaq të këndshme. Në Korçë do të bënim një eskursion në malin e Moravës nga ku dukej e gjithë Korça nën këmbët tona. Rreth një banket kafeje do të rridhte bukur biseda me Artisten e Popullit Tinka Kurti me Zamirën dhe Blerinën, me Josifin e Çapalikun edhe me Albert Mikën e artisten Kuka. Po edhe më bukur do bëhej mbrëmja në pazarin e Korçës , ku pihej vera dhe rakija e haeshin kërnackat me mishin e pjekur e kukurecin. Mua dhe Josifin na kishte ftuar aty i biri i të ndierit Lefter Çipa, Komisar në Policinë e Korçës, por ne do të ishim nën impersionin e figurës madhore të të jatit që në ballë, sidomos në atë darkë të shkëlqyer që organizonin të pestë bijtë e tij, ku Adriani do të spikaste së toku me të vëllanë Aleksandrin, si inspirues edhe kur nuk fliste vetëm vera e rakia, por kryesisht arti i fjalës dhe kënga labe e Lefter Çipës. Në shtatëdhjetë vjetorin e lindjes të bardit të fundit shqiptar, ishim të gjithë të përkorë në lartësinë e dinjtetit qytetar. Ishin raste të ralla ato kur do t’i lëshoja “frenat” e mia si në Fier me Leonidha Bullgarin, tek shtroheshim në tavernën “tymi” gjersa na bëhej tym edhe koka. Apo si te porta e Kalasë së Elbasanit, me mjeshtra të tillë si Biza e Cali duke patur përpara fërgesën karasteristike dhe tavën e Elbasanit. Të githa këto pamje devijuese kishin mbetur mbrapa, kur në atë drekë të pregatitur me merak, unë do të rrëzohesha peërtokë nga goditja e shigjetës duke i vjellur që të gjitha që kisha ngrënë e pirë posht e përpjetë, gjer në Restorantet e Mavrovës në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të merrja vesh fare se si më shpuri Arza e lebetitur deri në qendrën shëndetsore në Koropi, ku do të vazhdoja të nxirrja zorrët e mia dhe në gjashtë e orët që pasuan. Në atë gjendje absurditeti dhe alarmi trupi im u çpua nga dhjetra gjilpëra e u kaluan mbi trupin tim tubacionet e holla të aparateve elektro-mjeksore, ndërkohë që më dukeshin 25 njerëz me bluza të bardha. Mjekja i kishte thënë Arzës për një seri sëmundjesh që diagnostikonte….. Pas gjashtë orësh më kthyen në shtëpi me një shok të Aleksandrit, Jorgon, ku më kapiti gjumi i vdjekjes por të nesërmen në mëngjes u gdhiva shëndoshë e mirë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Dola gjithashtu të pija kafen e mëngjesit dhe të bëja një dorë domino me Mihalin, Dimitrin dhe Shpëtimin kur befas në mbrëmje më erdhi edhe goditja e fundit fare, e kështu do të më merrte një ambulancë për të më shpënë në spitalin ‘’ G. Gennimatas” ku ndodhem edhe sot. Këtu do të kaloja kalvarin e tmerrshëm të humbjes së ekuilibrit mendor, mpirjen e gjymtyrëve dhe kalimin në një situatë absurditeti të shkallës më ordinere.
Të tre koridoret u mbushën me trupa gjysmë të vdekur dhe gjysmë të gjallë që s’dinin se ku t’i shpinin e t’i shtronin, këta të mjerë si në kohëra lufte, midis të cilëve ndodhesha dhe vetë. Herë pas here më shfaqeshin përpara syve episode të tmerrshme të “Procesit” të Franc Kafkës. Qe në çast kur u desh të ulërija dhe unë nga padurimi, dhe të hapej një shteg drejt pavionit të kardiologjisë ku ishte krijuar një shanc shpëtimi dhe ku do të gjendesha i shtruar në dhjetë ditët e ardhshme. Pikërisht në këto çaste të përhumbjes së vetëdijes, befas u dëgjua një zile telefoni. Ishte "i paudhi", miku im Grigor Jovani që donte të dinte mbi gjendjen time të re dhe të më jepte lajmin se kishte hedhur në internet shtrimin tim nga gotitja celebrale duke shtuar dhe kërkesën absurte që i kisha bërë sime shoqeje Arzës se edhe këtu në Gennimata më pëlqente të haja një byrek me kungull nga duart e saj. Sesi e kishte marrë vesh ai shejtan e di, po tashmë lajmi qe hapur dhe e kishte përsëritur miku im Josifi me 6-7 rrjeshta mallëngjyese, si të kisha vdekur vërtet. Reagimi i radhës qe i Brikena Qamës nga Zvicra nga ku do të dëgjoja ngashërimin e saj për sa kishte ndodhur. Për t’i mbyllur ato miku im piktor Librand Dhrami që erdhi tek unë i shqetësuar dhe më fotografoi. Herën e dytë erdhi me ish nxënësen time, Merita Dabulla që ishte po kaq e tronditur dhe kurajoze ndaj meje, duke kujtuar me nostalgji se po në këtë spital qe i shtruar para se të largohej nga jeta Artisti i Popullit Kadri Roshi. Mirëpo me një telefonatë që u bë nga Ishulli Samos marr vesh se kushëriri i Arzës,Thodori Qofiti kishte mësuar për sa kishte ndodhur, prej gazetarit Robert Goro nëpërmjet Kanalit Tv Tribuna i cili shtonte se ishte interesuar për sa më sipër Ambasadorja shqiptare në Athinë. Po atë ditë unë do të lidhesha me Ambasadoren Hajdaraga për ta falenderuar. I gjithë ky kalvar dhimbjesh do të zbutej jo pak nga ardhja e djalit tim Aleksandrit bashkë me bashkëshorten e tij Joanën nga Dizeldorfi i Gjermanisë si edhe i sime bije Kristinës nga Londra. Po si do ishte fati im i metejshëm, kur unë nuk ngrihesha nga krevati, prej një marrje mendje të tmerrshme dhe shikoja se si ata po kërkonin në internet me ngulm se cila do të qe faza e dytë e rehabilitimit tim. Do zbulohej kështu panorama e një biznesi të gjerë e fitimprurës ku përcaktoheshin disa tarifa edhe më marramedëse ku për një muaj duhej të paguaje aty mbi 2.500 euro edhe 400 të tjera për një analizë…. Dialit i rreshqiti celulari nga dora…..
Si të ishin të pakta këto "surpriza", veprime e pasoja, si një biznes fitimprurës të papritur, kishte plasur rishtazi pandemia e virusit "Delta". Ministria e këtushme e shëndetësisë e kishte ndaluar edhe fuksionimin e pavionit në të cilin ndodhesha dhe spitalit në tërësi, për ta vënë në dispozicion të kovidi-19, nëse mund ta quajmë kështu...
Do të shikonim se si nga dhoma përbri, nxorën një të vdekur të mbështjellë me mushama! Përpara nesh dhe pancienti i dhomës tonë doli me virusin e mallkuar. E gjithë kjo e keqe ndodhte në pragun e një "monodrame" ku unë do të isha personazhi kryesor i vetëm, pasi personazhet e afërt që më erdhën nga larg, bile edhe Arzën e përhershme nuk do t’i linin të hynin më këtu në vetminë time, në një zonë karantine të papritur ...
Marrë me stenogram nga vetë Arëza.
Kompjuterizoi Ioanna Gjini dhe redaktoi Kristiana Gjini.
Gjennimata , Athinë, 8/11/2021
Dhoma 358 , Në ditën e Shën Mihalit.
Ndaje me miqte