Migjen Basha për ndeshjen me Izraelin: "Na duhet fat, por edhe eksperiencë"?
Tribuna TV
03 Shtator 2018
Migjen Basha është rikthyer sërish në kombëtaren shqiptare.
Mesfushori është gjithnjë gati të kontribuojë për fanellën kuqezi, ndërsa e bën të qartë se skuadra nuk është ajo e mëparshmja. Por ai ka besim se djemtë kuqezinj do të dinë që të reagojnë.
“Për mua është nder të rikthehem pasi kam bërë një mungesë dhe kanë pasur shans lojtarët e rinj që të veshin fanellën e kombëtares. Për mua është sikur të jetë hera e parë prandaj jam shumë i gëzuar që jam rikthyer. Nuk duhen nënvlerësuar miqësoret pasi pavarësisht kundërshtarit, ne kemi pasur probleme dhe më kujtohet humbja me Luksemburgun, por gjithmonë kemi reaguar. Rezultatet nuk janë pozitive por duhet reaguar menjëherë pasi nuk është kombëtarja që ka qenë dikur”, tha lojtari në konferencën e sotme për shtyp.
Mesfushori shtoi se secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta pas 2 humbjeve. “Natyrisht ato ndeshje nuk krahasohen me të tjerat pasi ka pasur shumë lojtarë të rinj he pa përvojë. Një lojtar nuk mund të ndryshojë të gjithë ekipin dhe ato dy ndeshje nuk tregojnë realitetin e përfaqësueses”.
Ai shtoi se te Shqipëria duhet ndryshuar gjithçka. “Ndoshta është problem të ndryshohet i gjithë ekipi pasi duhet edhe eksperienca për të ndihmuar lojtarët e rinj. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë kombëtaren pasi do të vijë një ditë që ne nuk do të luajmë dot, pavarësisht nëse jam unë, Mavraj, Memushaj apo Lila.”
Basha u ndal më pas te takimi i parë i Ligës së Kombeve kundër Izraelit. “Për të marrë një rezultat pozitiv duhet edhe fat por edhe eksperiencë pasi Izraeli është një ekip i fortë. Herë e parë që jemi mundur në shtëpi na ka munguar fati por herën e dytë reaguam shumë mirë.”, përfundoi mesfushori kuqezi.
Ndaje me miqte