Vizita ime në Halki, në Dodekanez, realizohet në një ditë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, legjitimitetin ndërkombëtar dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor.
Sot nënshkruam me Egjiptin mik marrëveshjen e delimitimit të zonave detare.
U deshën 15 vjet negociatash që të konkludojmë në një marrëveshje konformë të drejtës ndërkombëtare, me të cilën njihen të gjitha të drejtat e ishujve tanë në zonat e tyre detare.
Është një marrëveshje tërësisht e ligjshme, që i le të kënaqura të dy vendet.
Një marrëveshje që krijon një realitet të ri në Mesdheun Lindor dhe rikthen legjitimitetin në rajon. Një legjitimitet që u tentua të trazohet nga memorandumi i paligjshëm dhe i pabazë turko libian.
Me Egjiptin, ashtu si dhe para disa muajsh me Italinë, dëshmuam se përkushtimi ndaj të drejtës ndërkombëtare është e vetmja rrugë për sigurinë, paqen, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Ne, në këtë rrugë do të ecim me gjithë fqinjët tanë.
Shpresojmë dhe presim që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë.