0030 210 33 18 483

Medalistët e parë olimpik nderohen në MAS! Rama: Garantojmë mbështetje të fuqishme për sportistët

Tribuna News 15 Gusht 2024

Me entuziazëm dhe nderime, Ministria e Arsimit dhe Sportit priti dy medalistët e parë Olimpikë të Shqipërisë dhe pjesën tjetër të ekipit kombëtar që përfaqësuan vendin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

 

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dy mundësit që bënë histori duke fituar medalje bronzi, u mirëpritën me vlerësime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Përveç tyre, u vlerësua edhe gjithë ekipi kombëtar për përkushtimin dhe arritjet e tyre në Olimpiadë.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë shqiptare për sportistët, duke rritur buxhetin për tetë federatat për përgatitjet olimpike.

 

"Qeveria shqiptare është e përkushtuar në mbështetjen e sportistëve në të gjitha aspektet, që nga përgatitja deri te infrastruktura sportive," deklaroi Manastirliu.

 

Fidel Ylli, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), vlerësoi punën dhe përkushtimin e sportistëve, trajnerëve dhe federatave, duke nënvizuar mbështetjen e ofruar nga Komiteti Olimpik, ministria dhe Bashkia e Tiranës.

 

Ndaje me miqte