0030 210 33 18 483

Me kodin e ri të emigracionit, leje 10 vjeçare

TV TRIBUNA 20 Mars 2024

Deri më tani, kush ka pasur një leje 10 vjeçare nuk kishte të drejtë ta rinovonte atë me të njëjtën kohëzgjatje.

Por me kodin e ri të emigracionit, që hyn në fuqi në muajin prill, ky shans jepet përsëri, me disa kushte specifike.

Në nenin 161 të Kodit thuhet se:

Qytetarëve të vendeve të treta që qëndrojnë në Greqi, u jepet leja e qëndrimit me kohëzgjatje 10 vjeçare (leje e tipit M2), që ofron mundësinë e aksesit të plotë në tregun e punës, përderisa:

a) Kanë plotësuar qëndrim të ligjshëm për 10 vjet në momentin e aplikimit dhe përmbushin kushtet e paragrafit 1 të nenit 5A të kodit të nënshtetësisë greke.

Shënim: Çfarë thotë paragrafi 1 i nenit 5A të kodit të nënshtetësisë?

“Të jetë integruar normalisht në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, duke e bebe Greqinë qendrën e veprimtarive të tij jetike. Për verifikimin e integrimit ekonomik merren parasysh pasja e punës së qëndrueshme, por dhe përmbushja e vazhdueshme e detyrimeve tatimore dhe siguruese. Për verifikimin e integrimit shoqëror merren parasysh sidomos krijimi i një lidhjeje fisnore me një qytetar grek, ambientimi i tij me doket dhe zakonet e shoqërisë greke, pjesëmarrja në veprimtari vullnetar, ekipe sportive, veprimtari të bashkisë dhe të shoqërisë civile”.

Për të qenë më të qartë me këtë pikë, duhet pritur qarkorja sqaruese që normalisht do të dalë me hyrjen në fuqi të kodit.

Një tjetër kategori që përfiton leje 10 vjeçare, janë ata qytetarë të vendeve të treta që u lindën në Greqi apo kanë kryer me sukses 6 (gjashtë) klasë të shkollës greke në Greqi, para se të mbushin moshën 23 vjeç

ose

c) janë me moshë të rritur që u futën në Greqi si të mitur të pashoqëruar dhe kanë kryer me sukses të paktën 3 (tre) klasë të shkollës së mesme greke para se të mbushin moshën 23 vjeç

ose

d) janë pjesëtarë të familjes së grekut dhe banojnë me grekun për 5 (pesë) vjet rresht.

2. Leja e qëndrimit 10 vjeçare jepet me vendim të sekretarit administratës së decentralizuar pas kërkesës së qytetarit nga vendi i tretë që shoqërohet nga dokumentacioni i nevojshëm dhe përderisa aplikanti disponon siguracion të plotë shëndetësor dhe nuk ka munguar nga Greqia për një periudhë kohore prej dy vitesh rresht.

3.Me skadimin e saj leja 10 vjeçare shndërrohet automatikisht në leje Epi makron (leje qëndrimi e tipit M1), me paraqitjen e lejes së mëparshme, pa asnjë dokumentacion tjetër dhe përderisa koha e mungesës nga Greqia është më e vogël se 6 muaj rresht dhe nuk i kalon në total të 10 muajt, brenda 5 vjeçarit të fundit para skadimit të lejes.

Në rast se këto kushte nuk plotësohen, i interesuari mund të aplikojë për një kategori tjetër leje qëndrimi.

Pra, përveç rikthimit të lejes 10 vjeçare, kemi dhe një risi tjetër, atë të tejkalimit të kohës së qëndrimit jashtë Greqisë. deri më sot, edhe mbajtësit e lejes 10 vjeçare mbeteshin pa dokumente nëse kishin qëndruar më shumë se dy vjet jashtë Greqisë. në rastin e kodit të ri, jepet shansi për t’u pajisur me një leje tjetër.

Ndoshta për këtë arsye, taksa e lejes 10 vjeçare ka mbetur 900 euro, ashtu si dhe e mëparshmja...

Ndaje me miqte