Mbyllen për një muaj shërbimet e lejes së qëndrimit. Ja qarkorja
TV TRIBUNA
11 Mars 2020
Koronavirusi ka “goditur” edhe qendrat e shërbimit të emigrantëve, aty ku dhjetra e dhjetra qytetarë të huaj shkojnë për lejet e qëndrimit.
Gjithë këto qendra në gjithë Greqinë, do të qëndrojnë mbyllur për një muaj.
Sekretariati i politikës së emigracionit ka urdhëruar “pezullimin e pritjes dhe shërbimit të publikut”, për një periudhë 30 ditore, duke filluar nga 12 marsi deri më 10 prill 2010.
Në qarkoren e sekretariatit të politikës që emigracionit, thuhet ndër të tjera:
“Duke marrë parasysh nevojën e marrjes së masave për mbrojtjen e shëndetit publik, me qëllim shmangien dhe kufizimin e përhapjes së Koronavirusit, pezullohet pritja dhe shërbimi i publikut nga shërbimet tuaja, si dhe nga drejtoria e politikës së emigracionit të ministrisë tonë, për një periudhë kohore prej 30 ditësh, duke filluar nga e enjtja 12 mars 2020, deri të premten 10 prill 2020.
Sipas qarkores, shtetasit e vendeve të treta do të mund të dërgojnë dokumentat e nevojshme, nëpërmjet postës apo shërbimeve kurrier.
Më tej, qarkoja bën të ditur se me një amendament do të bëhet e mundur shtyja e afatit të vlefshmërisë të lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve që skadojnë gjatë periudhës së masave dhe që për arsye madhore nuk është i mundur rinovimi tyre.
Gjithashtu, njoftohet ministria e mbrojtjes së qytetarit, pra policia, se qytetarët e vendeve të treta që përfshihen në këto masa, konsiderohet se qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe se gjatë periudhës në fjalë nuk duhet të dalin vendime për kthimin e tyre për shkak të skadimit të lejes së qëndrimit.
Ndaje me miqte