Koronavirusi ka “goditur” edhe qendrat e shërbimit të emigrantëve, ty ku dhjetra e dhjetra qytetarë të huaj shkojnë për lejet e qëndrimit.
Gjithë këto qendra në gjithë Greqinë, do të qëndrojnë mbyllur për një muaj, nga data 11 mars deri më 13 prill.
Lajmi është bërë i ditur për TV Tribuna nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në drejtorinë e shtetasve të huaj dhe emigracionit në Athinë.
Sipas zotit Malaj, pritet nga çasti në çast që vendimi përkatës të shpallet nga qeveria.
Fatos Malaj sqaroi se gjithë lejet e qëndrimit apo veveosit që do të duhej të rinovoheshin brenda kësaj periudhe, do të shtyhen automatikisht.
Më shumë detaje, do të japim pasi të publikohet vendimi.