Maska, tash e tutje e detyrueshme kudo në ambientet mbyllura
TV Tribuna
28 Korrik 2020
Përdorimin e detyrueshëm të maskës në akoma më shumë ambiente të mbyllura, njoftoi të martën zëvendësministri i mbrojtjes sociale dhe menaxhimit të krizave, Nikos Hardalias.
Gjatë informimit javor për koronavirusin, Hardalias vuri në dukje se përdorimi i maskës mbrojtëse do të jetë i detyrueshëm, përtej supermerkatave dhe mjeteve të transportit publik, edhe në:
Njësitë tregtare të shitjes me pakicë
Ndërmarrjet shtetërore
Bankat
Klinikat private
Ambientet e bashkive
Zyrat e shërbimit të publikut
Ashensorë
Njësi ushqimore (furra, dyqane mishi)
Floktore dhe qendra estetike.
Përdorimi i maskës është gjithashtu i detyrueshëm për punonjësit e restoranteve, ndërsa mbetet në fuqi rekomandimi që maska të përdoret edhe në ambientet e hapura, aty ku nuk ka mundësi të respektohet distanca.