Që nga e marta, 3 nëntor 2020 kanë hyrë në fuqi masat e reja anti Covid, që zbatohen detyrimisht në të gjithë Greqinë.
Tash e tutja, janë tre zonat e kujdesit, në të cilat përfshihen pa përjashtim gjithë rrethet e vendit.
ZONA E MBIKQYRJES (ose ZONA A): Këtu përfshihen gjithë rrethet që deri më sot ishin të Verdha apo të Gjelbra.
ZONA E RREZIKUT TË SHTUAR (ose ZONA B), ku përfshihen zonat të ndodheshin në të Kuqe ose Portokalli, domethënë, GREQIA E VERIUT DHE ATIKA.
ZONA GRI ose ZONA E ALARMIT, ku nga e marta në mëngjes përfshihen njësitë rajonale Selanik dhe Serres.
Kështu, nga sot 3 nëntor dhe për një muaj rresht, masat që zbatohen pa përjashtim në gjithë Greqinë, janë si më poshtë:
1.Përdorim i detyrueshëm i maskës kudo.
2.Kufizimi i qarkullimit nga mesnata deri në orën 05 të mëngjesit.
3.Ndalohet hyrja pa maske në mjetet e transportit masiv.
4.Bëhet e detyrueshme puna në distancë në masën 50% në sektorin publik dhe privat.
5.Në universitete mësimi bëhet i detyrueshëm online.
6.Pezullohen vizitat në gjithë strukturat e kujdesit social.
SPORTI
ZONA A: Stërvitje dhe ndeshje pa pjesëmarrjen e spektatorëve
Reduktim 75% i numrit të sportistëve që stërviten në një mjedis sportiv
ZONA B: Pezullohet çdo veprimtari sportive. Lejohet stërvitja individuale vetëm në ambiente të jashtme, pa trainer.
PANAIRE DHE TREGU I TË DIELËS
ZONA A: Parashikohet pjesëmarrja e 50% të shitësve dhe 5 metra distancë ndërmjet tezgave.
ZONA B: Pezullohen tërësisht.
GASTRONOMIA
ZONA A: Përdorim i detyrueshëm i maskës nga personeli ai dhe nga klientët gjatë kohës së pritjes.
Maksimumi 6 persona në një tavolinë dhe zënie e 50% të kapacitetit.
Lokalet do të qëndrojnë mbyllur nga ora 23,30 deri në 05 të mëngjesit, me përjashtim të atyre Take Away dhe Delivery, ndërsa ndalohet tregtimi i pijeve alkoolike gjatë këtyre orëve dhe ndalim i çdo muzike live.
ZONA B: Pezullohet funksionimi, me përjashtim të atyre Take Away dhe Delivery.
NJËSI USHQIMORE, (SUPERMARKETE, FURRA, DYQANE MISHI, DZQYNE PESHKU)
NL TË DY ZONAT parashikohet: 1 person për çdo 10 m2
Dezinfektim i posaçëm në karrocat dhe koshat
LOKALE DËFRIMI DHE BARE
ZONA A: Përdorim i detyrueshëm i maskës për personelin dhe klientët gjatë kohës së pritjes, 6 persona për çdo tavolinë dhe vetëm të ulur.
Gjithashtu parashikohet distancë 1,8 m ndërmjet tavolinave, kufizim i orarit të funksionimit (mbyllur nga ora 23,30 deri 05,00) si dhe ndalohet rreptësishtë çdo lloj muzike live.
FLOKTORE DHE BIZNESE TË HIGJIENËS PERSONALE
NË TË DY ZONAT parashikohet:
Masa për kufizimin e personave që ndodhen brenda dyqanit në varësi të sipërfaqes, funksionim rreptësisht me takime.
PAZARET FSHATARE (LAIKI)
ZONA A: Pjesëmarrje e 65% të shitësve, me 3 metra distancë ndërmjet tezgave
ZONA B: Pjesëmarrje e 50% të shitësve, me 5 metra distancë ndërmjet tezgave
TREGTIA ME PAKICË
ZONA A dhe ZONA B: Kufizim i numrit të klientëve në varësi të sipërfaqes, 1 person për çdo 10 m2.
TRANSPORTET
ZONA A dhe ZONA B: Shfrytëzim i kapacitetit deri 65% në mjetet e transportit masiv dhe në atë detar.
Sa u përket taksive, në zonën A lejohen deri në 3 pasagjerë
Ndërsa në zonën B ëejohet vetëm 1 pasagjer.
Në zonën B lejohen deri në 3 persona në makinat private, me përjashtim të rasteve kur janë të gjithë nga një familje.
SHKOLLAT
NË ZONËN A dhe ZONËN B: Përdorim i detyrueshëm i maskës nga gjithë nxënësit e moshës 4 vjeç e lart.