0030 210 33 18 483

Masat anti Covid, çfarë kufizimesh hiqen dhe jepet liri e plotë

TV TRIBUNA 06 Tetor 2021

THANOS PLEVRIS, Ministër i shëndetësisë:

Sot ajo që kemi për të komunikuar është se tash e tutje, zonat e kuqe do të kenë karakterin e informimit për situatën epidemiologjike të vendit dhe nuk do të shoqërohen me masa të reja veç atyre që do të zbatohen në gjithë territorin.

Nëse dhe kur do të nevojitet të kemi masa shtesë, atëherë do të kërkojmë rekomandimin nga komisioni i ekspertëve.

Mirëpo në këto momente duam të dimë situatën në çdo zonë, jo që të marrim masa të tjera, por që secili qytetar ta dije se si është situata dhe shteti në pjesën që ka të bëjë me kontrollet përmes testeve, por edhe mbrojtjes më të mirë sa i përket respektimit të masave, të gjendet në gatishmëri.

Rrjedhimisht, zonat e kuqe që do të komunikohen tash e tutje nuk do të ndikojnë në trajtim të ndryshëm për marrjen e masave.

Nuk ekziston më masa e ndalimit të qarkullimit  për orë të caktuara ose masa që gastronomia dhe argëtimi të mos kenë muzikë.

Të gjitha këto do të funksionojnë normalisht.

 

Në kuadër të mbrojtjes së të gjithëve, edhe të vaksinuarve, edhe të pavaksinuarve, do të ketë liri të plotë në drejtimin e ambienteve ku gjenden vetëm të vaksinuar.

Fillojmë që tani te gastronomia.

Në gastronomi, aty ku ka klientë tërësisht të vaksinuar nuk do të ketë asnjë kufizim.

Do të mundë të vazhdojë normalisht argëtimi dhe gastronomia, do të respektohen masat e mbrojtjes individuale, ndërsa për personelin që punon do të zbatohen masat që parashikohen, si përdorimi i maskës.

Pra, në ambientet e argëtimit ka liri të plotë për gjithë ata që janë të vaksinuar, në ambientet e mbyllura.

Ndërsa në ambientet e jashtme, sa përzgjedhin që të jenë vetëm për të vaksinuarit, do të kemi funksionim të plotë.

Kjo do të thotë se do të jetë shumë i rreptë kuadri në gjithë njësitë e ushqimit social që kanë brenda në ambientet e tyre persona që nuk janë vaksinuar apo që nuk kanë certifikatën e vaksinimit.

Për ambientet e tjera të argëtimit që janë mikse, mbeten në fuqi kufizimet ashtu siç janë, por qëllimi anë është të ruajmë të vaksinuarit, por të mbrojmë dhe të pavaksinuarit që rrezikojnë më shumë.

Ndaje me miqte