Një aksident tragjik ka ndodhur në Diavata të Selanikut, kur një automjet nuk respektoi postbllokun në një kalim treni dhe u përplas me lokomotivën.
Si rezultat humbi jetën një grua me moshë 41 vjeçe.
Sipas dëshmitarëve okularë, bashkëshorti i viktimës që drejtonte makinën, parakaloi tre mjete të tjera dhe befas u ndodh mbi shinat e trenit.
Kjo ndodhi në momentin që treni po vinte me shpejtësi dhe përlasja nuk mund të evitohej.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që dy trupat të nxirreshin nga grumbulli i hekurishteve që ishte shndërruar mjeti.
Bashkëshorti 50 vjeçar ka shpëtuar me plagë të rënda.
Por e shoqja, shtatzanë me fëmijën e parë, ka humbur jetën.
Për ironi të fatit, në makinë u gjetën edhe ECO-t që sapo i kishin bërë embrionit të fëmijës.