Nga fillimi i kësaj jave, që në Greqi konsiderohet si java e Pashkës, moti do të përmirësohet ndjeshëm, duke iu përshtatur më në fund stinës së pranverës, siç bën të ditur shërbimi meteorologjik i Observatorit të Athinës.
Karakteristikat kryesore të motit gjatë ditëve të ardhshme:
Në Greqi do të mbërrijnë masa ajri të ngrohtë, të nisura nga Afrika.
Lëvizja e masave të ajrit të ngrohtë do të shoqërohet me pluhur afrikan që do të jetë dhe fenomeni do të jetë i ndjeshëm që nga e marta, sidomos në perëndim.
Temperatura maksimale do t’i kalojë të 25-26 gradët në pjesën perëndimore të vendit që nga e mërkura, me rritje të mëtejshme gjatë ditëve të ardhshme.
Në pjesën kontinentale mund të shënohen shira sporadikë, kryesisht të martën.