LZHK kërkon rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje për uljen e kriminalitetit
Tribuna News
18 Gusht 2024
Partia "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" (LZHK) ka bërë thirrje për rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje në Shqipëri, pas vrasjes së Egli Proga në Pogradec më 10 gusht. Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia, argumentoi se ky masë do të ndihmojë në uljen e kriminalitetit në vend, duke sugjeruar që dënimi me vdekje të qëndrojë në fuqi deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Spahia theksoi se krimi është rritur në vend dhe se ligjet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të frikësuar kriminelët. Ai propozoi që dënimi me vdekje të zbatohet për kategori të mirëpërcaktuara të krimeve të rënda, me konsultime dhe bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Sipas Spahisë, kjo masë do të përforconte luftën kundër krimit pa prishur marrëdhëniet me BE-në.
Ndaje me miqte