0030 210 33 18 483

Lokdauni në Greqi: Çfarë veprimesh pranohen për lejet e qëndrimit

TV Tribuna 18 Nentor 2020

Pas vendimit të qeverisë për funksionimin e kufizuar të qendrave të shërbimit të emigrantëve, Drejtoritë përkatëse  të Atikës kanë nxjerrë një njoftim të përbashkët, ku përcaktohen veprimet që ato do të vazdojnë të kryejnë gjatë periudhës së kufizimit.

1.Realizohen normalisht takimet për MARRJEN NË DORËZIM të lejes së qëndrimit, që janë mbyllur nëpërmjet platformës.

2.Realizohen normalisht takimet e programuara për DHËNIE LEJE QËNDRIMI, domethënë aplikime nga persona që kanë ardhur në Greqi me vizë ose 3 mujore.

3.Realizohen normalisht takimet e programuara për dhënie leje qëndrimi fëmijve të mitur që kanë lindur në Greqi.

4.Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit të INVESTITORËVE dhe dhënie/rinovim për pjesëtarët e familjeve të tyre.

5.Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit pjesëtarit të familjes së qytetarit grek apo qytetari të BE-së, përderisa vërteton se ka arsye urgjente, për shkaqe shëndetësore ose serioze profesionale apo detyrime të tjera që e bëjnë ëlejen e qëndrimit të domosdoshme.

6.Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes që qëndrimit që ka skaduar dhe duhet të aplikojnë brenda muajit që nga data e skadimit.

7.Realizohen normalisht takimet e programuara për RINOVIMIN E LEJEVE TË QËNDRIMIT që skaduan nga 1.07 – 12.07.2020 dhe nuk u shtynë me vendimet ministrore.

8.7.Realizohen normalisht takimet e mbyllura për rinxjerrjen e lejes së qëndrimit për arsye se është vjedhur apo ka humbur.

9.Realizohen normalisht takimet e programuara për dorëzimin e vendimeve refuzuese.

Raste urgjente: Pranohen aplikime për rinovim të lejes së qëndrimit vetëm në rast se i interesuari duhet të shkojë jashtë Greqisë për arsye shëndetësore, me takim të programuar nga mjeku.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Selaniku

1.Realizohen normalisht takimet për MARRJEN NË DORËZIM të lejes së qëndrimit, që janë mbyllur nëpërmjet platformës.

2.Realizohen normalisht takimet e programuara për DHËNIE LEJE QËNDRIMI, domethënë aplikime nga persona që kanë ardhur në Greqi me vizë ose 3 mujore.

3.Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit të INVESTITORËVE dhe dhënie/rinovim për pjesëtarët e familjeve të tyre.

4.Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes që qëndrimit që ka skaduar dhe duhet të aplikojnë brenda muajit që nga data e skadimit.

5.realizohen normalisht takimet e programuara për RINOVIMIN E LEJEVE TË QËNDRIMIT që skaduan nga 1.07 – 12.07.2020 dhe nuk u shtynë me vendimet ministrore.

6.Realizohen normalisht takimet e programuara për dorëzimin e vendimeve refuzuese.

7.Realizohen normalisht takimet e mbyllura për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

8.Realizohen normalisht takimet e mbyllura për marrjen e të dhënave biometrike.

Pranohen aplikime për rinovim të lejes së qëndrimit vetëm në rast se i interesuari duhet të shkojë jashtë Greqisë për arsye shëndetësore, me takim të programuar nga mjeku, si dhe në rastet e dorëzimit për ndryshim qëllimi (alagiskopu), për shkak se leja e mëparshme nuk i lejonte akses në tregun e punës.

Theksojmë se për DOKUMENTA PLOTËSUESE (si ndryshim i gjendjes personale, pasaportë e re, ndryshim i adresës së banimit, kërkesa për terapi, etj.) ekziston mundësia e dërgimit me postë rekomande në adresën postare të shërbimit tonë, qoftë përmes postës, qoftë përmes shërbimit kurier.

 

http://www.damt.gov.gr/index.php?option=com_content&view=category&id=80&Itemid=55

Ndaje me miqte