Lockdown-i, ç'do të bëhet me takimet e mbyllura nga platforma.
Tribuna TV
07 Nentor 2020
Qytetarët e huaj që kanë mbyllur takime për rinovimin e lejes së qëndrimit, do të marrin një goditje shtesë nga locdowni i tanishëm.
Takimet e tyre nuk do të realizohen sipas datave që iu dha platforma, por në një kohë tjetër, më të vonë.
Një qarkore e ministrisë së emigracionit, lëshuar në orët e vona të së premtes, përcakton se:
Takimet e programuara që ishin mbyllur pranë shërbimeve për trajtimin e qytetarëve nga vende të treta, posaçërisht ato që janë mbyllur nëpërmjet platformës nuk do të realizohen... Po shqyrtohet mundësia që këto takime të shtyhen në një kohë tjetër, pas përfundimit të masave kufizuese.
Qarkorja e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i politikës së emigracionit, Patroklos Georgiadis, përcakton qysh në fillim që:
Nga shërbimet e emigracionit do të trajtohen vetëm rastet urgjente, dhe këto vetëm pas lënies së takimit me shërbimin përkatës.
Ndër rastet urgjente, qarkorja përcakton:
Marrjen në dorëzim të lejeve të qëndrimit
Pranimin e aplikimeve për leje fillestare apo buletin qëndrimi (deltio diamonis) për ata që aplikojnë si bashkëshortë të qytetarit grek apo për studime
Kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit që është absolutisht e nevojshme për trajtimin e problemeve serioze shëndetësore (p.sh., nevojë e vërtetuar për udhëtim jashtë shtetit për arsye shëndetësore me një takim të programuar te mjeku përkatës).
Ministria e emigracionit kërkon nga shërbimet vartëse në gjithë Greqinë, që gjatë periudhës së lockdownit të intensifikojnë punën e tyre, për finalizimin e sa më shumë aplikimeve për leje qëndrimi fillestare apo rinovim, me qëllim që siç nënvizohet, “kur të rikthehet funksionimi normal i shërbimeve që kenë kufizuar ë maksimum çështjet në evidencë dhe të kenë mundësinë e menaxhimit të volumit të madh të aplikimeve për rinovimin e lejeve të qëndrimit pas përfundimit të masave kufizuese”.
Sa i përket shërbimit të azilit, vlejnë pak a shumë të njëjtat udhëzime, si dhe për shërbimin e emigracionit.
Takimet e programuara do të shtyhen dhe planizohen sërish, me përgjegjësi të shërbimit të azilit dhe në bazë të kapaciteteve njerëzore të shërbimit të azilit.
Ndërkaq, intervistat që janë programuar do të zhvillohen normalisht, ashtu si dhe intervistat me skype.
Gjithashtu, vihet në dukje se mosparaqitja e aplikantit për sa kohë që zgjat lockdowni, nuk krijon asnjë konsekuencë ligjore dhe as pengon shqyrtimin e aplikimit nga autoriteti i refugjatëve.