0030 210 33 18 483

Ligji i ri: 3 rrugë për marrjen e nënshtetësisë greke

TV TRIBUNA 09 Shtator 2021

Nënshtetësia greke për rezident afatgjatë, leje 10 vjeçare

Me ligjin e ri që hyri në fuqi në prill 2021, kanë ndryshuar procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke.

Risia kryesore e procesit të ri është se gjithë të interesuarit, para se të kryejnë çdo veprim tjetër, duhet të pajisen me certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim (P.E.G.P).

Kjo çertifikatë merret pasi kalon në provimin që zhvillohet dy herë në vit. Për pjesëmarrjen në provim duhet paguar një taksë (paravolo) me vlerë 150 euro.

Nga procesi i provimit përjashtohet kush ka kryer me sukses ose 9 klasë të sistemit arsimor të nivelit të parë, ose 6 klasë të nivelit arsimor të nivelit të dytë dhe disponon dëftesën përkatëse, ose janë diplomuar apo kanë kryer studime pasuniversitare në një universitet grek.

Përjashtohen vetëm nga privimi me shkrim dhe testohen me gojë, persona që kanë vështirësi mësimore (të certifikuara nga mjeku), persona me invaliditet 67% e lart dhe persona të moshës mbi 62 vjeç.

Pasi keni marrë çertifikatën e njohurive, ja hapat e tjerë:

PAS 7 VITESH QËNDRIMI TË LIGJSHËM

1.Kërkesë për natyralizim drejtuar ministrisë së brendshme, e plotësuar në greqisht dhe e nënshkruar, që depozitohet në administratën e decentralizuar.

Gjithashtu, dosja duhet të përmbajë këto dokumenta

2.Fotografi me ngjyra

3. Fotokopje e pasaportës

4.Fotokopje e lejes së qëndrimit

5.Çertifikatë lindjeje me vulën apostile dhe e përkthyer

(Nëse ka çertifikatë lindjeje në Greqi, mjafton)

5.Fotokopje e deklaratave tatimore të 7 viteve të fundit

6.Numri AMKA

TAKSA (PARAVOLO) 550 €

 

Nënshtetësia greke për pjesëtarë të familjes së grekut me fëmijë apo prindër të grekut të mitur (jo me lindje apo shkollim në Greqi)

PAS 3 VITESH QËNDRIMIT TË LIGJSHËM

1.Kërkesë për natyralizim drejtuar ministrisë së brendshme, e plotësuar në greqisht dhe e nënshkruar, që depozitohet në administratën e decentralizuar.

Gjithashtu, dosja duhet të përmbajë këto dokumenta

2.Fotografi me ngjyra

3. Fotokopje e pasaportës

4.Fotokopje e lejes së qëndrimit (Deltio Diamonis melus ikogenia elina...)

5.Çertifikatë lindjeje me vulën apostile dhe e përkthyer

(Nëse ka çertifikatë lindjeje në Greqi, mjafton)

5.Fotokopje e deklaratave tatimore të 3 viteve të fundit

6.Numri AMKA

Shënim 1: Nëse je bashkëshort/e i qytetarit grek duhet çertifikatë e gjendjes familjare nga bashkia e vendbanimit

Shënim 2: Nëse je prind i grekut të mitur duhet çertifikatë e regjistrimit të fëmijës në regjistrin e bashkisë

TAKSA (PARAVOLO) 550 €

 

Nënshtetësi greke me çfarëdo leje qëndrimi

PAS 12 VITESH QËNDRIMI TË LIGJSHËM

1.Kërkesë për natyralizim drejtuar ministrisë së brendshme, e plotësuar në greqisht dhe e nënshkruar, që depozitohet në administratën e decentralizuar.

Gjithashtu, dosja duhet të përmbajë këto dokumenta

2.Fotografi me ngjyra

3. Fotokopje e pasaportës

4.Fotokopje e lejes së qëndrimit

5.Çertifikatë lindjeje me vulën apostile dhe e përkthyer

(Nëse ka çertifikatë lindjeje në Greqi, mjafton)

5.Fotokopje e deklaratave tatimore të të gjitha viteve

6.Numri AMKA

TAKSA (PARAVOLO) 550 €

Ndaje me miqte