Luftërat ballkanike. Greqia në Luftën e Parë Botërore dhe periudha midis dy luftërave (1911-1940
Vetëm pas vitit 1910, Greqia dhe shtetet e tjerë ballkanikë që ishin krijuar ndërkaq, e kuptuan se duhej të luftonin të bashkuar kundër Turqisë. Aleanca ballkanike kundër Turqisë i dedikohet më së shumti kryeministrit grek, Eleftherios Venizelos. Me dy luftra ballkanike fitimtare (1911-1912 dhe 1912-1913), Greqia arriti të zmadhonte kufijtë e vet. Nga ishujt mori Kretën, Hiosin, Lesvon, Samosin dhe Limnosin, dhe nga territoret kontintentale, Maqedoninë perëndimore.
Në Luftën e parë Botërore (1914-1918), Greqia nuk mori pjesë menjëherë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis kryeministrit Venizelos dhe mbretit Konstantin. Përfundimisht Greqia u fut në luftë krahas aleatëve perëndimorë. Pas fitores së aleatëve dhe përfundimit të luftës së parë botërore (1918), u çliruan Maqedonia Lindore dhe Thraka perëndimore (1919).
Suksesi më i madh diplomatik i Eleftherios Venizelos ishte miratimi i aleatëve që trupat greke të hyjnë në Izmir dhe përgjithësisht në Azinë e Vogël, ku prezenca greke ishte e vazhdueshme që në antikitet.
Me traktatin e Sevrës (SINTHIKI TON SEVRON) të vitit 1920, parashikohej që ajo zonë mund t’i aneksohej Greqisë brenda pesë vjetësh. Me të njëjtin traktet i kalonte Greqisë edhe Thraka Lindore (me përjashtim të Stambollit). Dodekanezet (me përjashtim të Rodosit dhe Kastelorizos), ishujt e Egjeut Lindor bashkë me Imvron dhe Tenedon, njiheshin si territore greke. Ishte zgjerimi më i madh territorial që arriti ndonjëherë Greqia në historinë e re të saj.
Mirëpo kushtet e marrëveshjes nuk u pranuan nga turqit, që nën udhëheqjen e Mustafa Qemal Ataturkut filluan luftë kundër Greqisë.
Kjo luftë u quajt MIKRASIATIKOS.
Lufta e Azisë së Vogël përfundoi me dëbimin e grekëve prej shtetit të ri turk. Kjo shënoi dhe mbarimin përfundimtar të Megali Idesë (katastrofa e Azisë së Vogël = MIKRASIATIKI KATASTROFI 1922.
Në periudhën deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore Greqia iu përkushtua riorganizimit të vet. Fillimisht preokupimi ishte stabilizimi i refugjatëve nga Azia e Vogël. Në vazhdim me ekonominë, arsimin, asistencën sociale dhe ushtrinë.
Mirëpo situata politike nuk ishte e qëndrueshme, sepse forcat politike nuk pajtoheshin se me çfarë sistemi ishte më mirë që të qeverisej Greqia. Republikën Jo Monarkike që u sanksionua në 1924 nuk e dëshironin monarkistët, që tentuan shumë herë ta përmbysnin dhe të sillnin Monarkinë.
Në 1935 u rikthye monarkia.
Këtë përplasje politike e shfrytëzoi që të vendosë diktaturë gjenerali Ioanis Metaksas (1936), me përkrahjen e mbretit.
Gjatë sundimit të diktaturës u përndoqën gjithë kundërshtarët e regjimit dhe posaçërisht komunistët. Gjithashtu u kufizuan liritë politike të popullit.
GREQIA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE – REZISTENCA KOMBËTARE
Më 28 tetor 1940 Italia i shpalli luftë Greqisë.
Ushtria greke, me gjithë fuqitë e pakta dhe kushtet e vështira të motit, arriti ta mbante larg armikun. Mbështetja popullore në prapavijë ishte emocionuese.
Pas një sërë fitoresh ushtria greke hyri në territorin shqiptar.
Edhe ofensiva verore e diktatorit italian Musolini (1941) nuk pati fat më të mirë.
Po ndërkohë, Greqia u sulmua sërish, kësaj here nga Gjermania naziste.
Përsëri, udhëheqja politike dhe ushtarake vendosi ta përballonte pushtuesin e ri, megjithëse forcat e kombit ishin pakësuar. Në prill 1941, Greqia u detyrua të nënshtrohej. Mirëpo lufta vazhdoi nga segmentet e ushtrisë greke në Kretë (maj 19410 dhe në Lindjen e mesme. Greqia ishte nga vendet e pakta europiane që rezistoi kundër Boshtit (= Aksonas) dhe madje për shumë kohë, 8 muaj. Kështu iu dha kohë të aleatëve që të organizonin më mirë mbrojtjen e tyre dhe e vonoi Hitlerin të realizonte sulmin kundër Bashkimit Sovjetik.
Pasoi një periudhë mjaft e vështirë e pushtimit (1941 – 1944) nga trupat e boshtit, që ndryshe nga çdo luftë. Mbaheshin dhe furnizoheshin nga rezervat e shtetit grek. Rezultati ishte shfarosja e popullsisë nga uria dhe të këqijat e tjera. Mirëpo vetëdija kombëtare e grekëve nuk u thye. Këto e dëshmoi qartë akti trimëror i dy të rinjve që zbritën flamurin nazist që ishte ngritur në Akropol të Athinës.
Grekët u organizuan shpejt në grupe rezistence dhe krijuan një ushtri partizane në male. Parulla antifashiste në muret e Athinës dhe qyteteve të tjerë të mëdhenj, shpërndarje traktesh, demonstrata dhe greva, ishin aktet e para të rezistencës, që pushtuesi i ndëshkonte me arrestime dhe ekzekutime masive.
Më vonë, në marrëveshje me ushtrinë aleate që Lindjes së mesme dhe ndihmës materiale që u dha nga selia e kësaj ushtrie në Kairo (Egjipt), partizanët nisën të luftonin kundër ushtrisë pushtuese dhe të bënin sabotazhe në objektet e armikut. Nga sukseset më të mëdha të rezistencës kombëtare, pasi shkaktoi një dëm të madh në furnizimin e forcave të boshtit, ishte hedhja në erë e urës së Gorgopotamos në Ftiotida, më 25 nëntor 1942.
Pushtimi, me kaq të këqija që i shkaktoi vendit, përfundoi me çlirimin e Athinës (12 tetor 1944) dhe ardhjen nga Lindja e Mesme e qeverisë së mërguar që drejtohej nga Jorgos Papandreu.
Mirëpo për fat të keq, në Greqia vazhdoi edhe për pesë vjet të tjerë Lufta Civile dhe me përfundimin e saj vendi filloi rrugëtimin e vështirë të rindërtimit dhe hartimit të rrugës së saj bashkë me shtetet e tjerë europianë. Kjo rrugë u ndërpre nga junta ushtarake shtatëvjeçare (1967-1974).
Pas rrëzimit të diktaturës Greqia tashmë avancon me hapa të qëndrueshëm në thellimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, modernizimin dhe kohezionin social.
SHKRIMET GREKE
Gjuha greke shkruhet që në epokën Mikeniane (1400 p.e.s.). në shumë zona të territorit grek janë gjetur tabela argjile, ku shkruhen kryesisht llogari. Ndërsa vepra letrare paraqiten që nga shekulli i 6-të e këndej, të shkruara në alfabetin që grekët morën nga Fenikasit, populli i vjetër detar që banonte në zonën e Libanit të sotëm. Veprat që janë shkruar nga shekulli i 6-të deri më sot, përbëjnë atë që quhet “Shkrimet greke”.
Në atë periudhë, nga shekulli i 6 deri në të 4-in, shkrimet greke njohin një lulëzim të veçantë. Epet e Homerit = Omiros (Iliada dhe Odisea), poezia e lirike e Alceusit = Alkeos dhe të Safos, tragjeditë e Eskilit, Sofokliut, Euripidis, veprat e historianëve Herodoti, Tukididi dhe Ksenofon, fjala filiozofike e Platonit dhe Aristotelit, arti i retorikës i Lisias, Sokratit dhe Demostenit, janë një pjesë e vogël e produktit shpirtëror në gjuhën greke, gjatë viteve të klasicizmit.
Kur perandoria romake u nda në lindore dhe perëndimore, greqishtja mbeti gjuha e krijimtarisë shpirtërore në pjesën lindore, mirëpo u kufizua kryesisht në shprehjen e retorikës kishtare.
Me kalimin e viteve, perandoria lindore, ose Bizanti siç quhet sot, krijon një civilizim me besim fetar kristian ortodoks dhe me gjuhë greqishten, e cila ka evoluar. Që nga shekulli i 10-të paraqiten vepra letrare në këtë gjuhë, greqishten e re.
Në shekullin e 18-të, një lëvizje e fuqishme shpirtërore, iluminizmi grek, rigjeneron ndërgjegjen kombëtare të grekëve. Në të njëjtën kohë shtohet krijimtaria letrare. Revolucioni i 1821-shit ndërlidhet me një shpërthim të poezisë greke. Veprat e Andreas Kalvos dhe Dionisis Solomosit, himnizojnë revolucionin dhe përbëjnë fillimet e letërsisë së Greqisë si shtet i ri.
Në fund të shekullit të 19-të, me poetin e madh Kostis Palamas, gjuha demotike që është gjuha që flet populli, kultivohet tashmë sistematikisht dhe prodhon vepra dinjitoze në poezi dhe në prozë. (K. Palamas, K. Hatzopulos, K. Varnalis, A. Sikelianos, K. Kariotakis, N. Kazantzakis, K. Kavafi e shumë të tjerë).
Me të quajturin brezi i viteve 1930, (përfaqësues kryesorë të të cilit janë poetët Jorgos Seferis, Odhyseas Elitis që u nderuan me çmimin Nobel, Janis Ritsos, Nikiforos Vretakos, Andreas Empirikos, Nikos Engonopulos, dhe prozatorët Stratis Mirivilis, Ilias Venezis, M.Karagatsis, Janis Theotokos, Kostas Politis, Angelos Terzakis), gjuha demotike sanksionohet si gjuha e krijimtarisë letrare.
Nga 1974 deri më sot mund të flasim për një lulëzim të letërsisë.
ARTET
Në territorin ku shtrihet shteti i sotëm grek, kërkimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vepra të krijuara që në periudhën neolitike,.
Knosos dhe Festos në Kretë dëshmojnë nivelin e lartë të qytetërimit Minoik.
Veprat e mikenasve përshfaqin një lulëzim të parë të artit të popullit që ishte paraardhës i grekëve.
Në zona të ndryshme, në terrenin që përfshin Greqia e sotme, por edhe në Azinë e Vogël, në Sicili dhe në Italinë Jugore, pati një veprimtari energjike kulturore dhe artistike që nga shekulli i 6-të p.e.s.
Disa prej këtyre vepra gjenden në muzeumet e Greqisë (Muzeu Kombëtar Arkeologjik, Muzeu i Delfit, Muzeu i Olimpisë Antike, Muzeu i Iraklios, Muzeu i Selanikut).
Vepra më e rëndësishme e epokës klasike është Akropoli i Athinës që në qendër tempullin e Athinasë (Partenoni), por edhe tempulli i Poseidonit në Sunio, Orakulli i Delfit, Dilos dhe varret e Vergjinës, janë disa nga pikat ku njeriu ka mundësi të admirojë artin antik.
Pas revolucionit të 1821-shit, piktura dhe skulptura greke kanë ruajtur edhe traditën bizantine, edhe artin bashkëkohor europian.
Muzika është një art që lulëzon në Greqi. Tradita e muzikës kishtare bizantine dhe këngët demotike, influencojnë këngët rebetiko, këngët e shtresave të varfra në fillim të shekullit 20. Paralelisht, nuk është ndërprerë kontakti dhe influenca nga muzike e perëndimit. Tre kompozitorët më të mëdhenj të Greqisë janë Manos Hatzidakis, Mikis Theodorakis dhe Stavros Ksarhakos.
FEJA
Shteti grek, ashtu sikurse dhe një pjesë e madhe e Europës Lindore ka si besim fetar zyrtar fenë kristiane ortodokse.
Paralelisht, u ofrohet mundësia njerëzve me besime të ndryshme (kristianë të dogmave të tjera, myslimanë, dëshmitarë të Jehovait, etj.) të ushtrojnë lirisht besimin e tyre.
Festat më të rëndësishme fetare janë: krishtlindjet (25 dhjetor), pashka (festë me datë të ndryshueshme), dhe dita e Shën Mërisë (15 gusht).
TË DREJTAT DHE DETYRAT E QYTETARIT GREK
Në Greqi, ligjet dhe kryesisht Kushtetuta forcojnë dhe garantojnë të drejtat e qytetarëve por dhe të çdo individi.
Qytetarët grekë janë të barabartë para ligjit.
Meshkujt dhe femrat kanë të njëjtat të drejta dhe detyra.
Qytetarët kanë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen në parlament dhe në pushtetin lokal, të marrin poste publike, të krijojnë parti, të grumbullohen në shoqata, të krijojnë sindikata, të mblidhen në vende publike apo private, të banojnë lirisht kudo që ata dëshirojnë, të zgjedhin edukimin dhe profesionin që iu pëlqen, të marrin pjesë në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore dhe të mbrohet prona e tyre.
Shumë të drejta lidhen me zhvillimin dhe veprimtarinë e lirë të personalitetit të çdo njeriu, siç është liria personale, liria e shprehjes dhe e informimit, liria e shkencës dhe e artit, liria e besimit fetar, etj.
Të drejta të tjera mbrojnë jetën private, si mbrojtja e azilit të banesës, sekreti i letërkëmbimeve, i telefonatave dhe mesazheve të tjera.
Kushtetuta garanton familjen si dhe mbrohen të rinjtë, më të moshuarit, të varfërit dhe invalidët.
Qytetarët grekë kanë të drejtën e punës, të grevës, të sigurimit shoqëror dhe të arsimit falas.