Librat shqip shpërndahen edhe në shkollat shqipe në SHBA
ATSH
10 Shtator 2018
TIRANË, 10 Shtator /ATSH/ -Librat shqip për shkollat shqipe në SHBA shpërndahen në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas. Qendra promovon kultivimin dhe ruajtjen e identitetit shqiptar përmes mësimdhënies së gjuhës shqipe.
“E filluam fushatën e vizitave në shkollat shqipe dhe shpërndarjen e librave me Dallasin, ku së bashku me Komunitetin Shqiptarë atje, përuruam Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane”, shprehet ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber.
“Ishte kënaqësi e veçantë të shihje një Interes kaq të madh për regjistrimin në shkollë të nxënësve, që deri më tani kishte arritur në 80 fëmijë dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të Drejtuesve, Bordit dhe Mësuesve të Qendrës”, u shpreh ambasadorja.
Ndaje me miqte