Nëse ju kanë lënë takim për lejen e qëndrimit në drejtorinë e Emigracionit të Palinit, (Atika Veriore dhe Lindore), duhet të mësoni se ka një ndryshim.
Nga kjo drejtori njoftojnë se për arsye të nevojës emergjente për servisin e pajisjeve teknike, shërbimet e kësaj drejtorie nuk do të funksionojnë në datat 9, 10 dhe 11 tetor.
Kjo ka sjellë shtyrjen e takimeve të fiksuara për këto tri data.
Drejtoria e Palinit njofton se:
Takimet e qytetarëve për datën 9 dhe 10 tetor, do të bëhen të premten më 18 tetor, në të njëjtën orë.