0030 210 33 18 483

Lejet e qëndrimit, kush rrezikon të dalë i paligjshëm pas 31 korrikut

TV TRIBUNA 11 Prill 2022

Ministria e emigracionit ka njoftuar se shtyrja e tanishme lejeve të qëndrimit, është përfundimtarja dhe ka theksuar se nuk do të ketë asnjë shtyrje tjetër.

Në një qarkore të riaktualizuar, saktësohet se cilat leje dhe vërtetime kanë marrë shtyrje deri në 30 qershor.

Sipas qarkores:

1. Shtyhet deri në 30 qershor 2022 vlefshmëria e lejeve të qëndrimit që kishin skaduar deri në 31 dhjetor 2020 dhe ishin shtyrë deri në 31 mars 2022.

2. Shtyhet deri në 30 qershor 2022 vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe e vërtetimeve blu që skaduan nga 1 janari 2022 deri në 31 mars 2022.

Ministria bën me dije se shtyrja përfshin sa lejet e qëndrimit dhe vërtetimet që skaduan brenda tremujorit të parë të këtij viti, pra të 2002-shit, aq edhe ato që kishin skaduar në një afat më të hershëm, por ishin shtyrë deri në 31 mars 2022.

Ministria thekson se shtyrja e tanishme garanton qëndrimin e ligjshëm të emigrantëve, shërbimin e tyre pa pengesa nga ana e institucioneve publike dhe aksesin e emigrantëve në të gjitha të drejtat që u ofronte leja e qëndrimit.

Nëse nuk arrijnë afatin e 30 qershorit që të aplikojnë për rinovimin, ata ,mund ta bëjnë këtë deri në 31 korrik, por duke paguar një gjobë prej 50 eurosh.

Kush nuk aplikon deri në 31 korrik, do të humbasë lejen e qëndrimit.

"MINISTRIA E EMIGRACIONIT DHE AZILIT NUK DO TË JAPË SHTYRJE Ë MËTEJSHME TË LEJEVE TË QËNDRIMIT.

PRANDAJ GJITHË TË INTERESUARIT DUHET TË AVANCOJNË BRENDA AFATIT NË APLIKIMIN PËR RINOVIM.

PËRNDRYSHE, PAS 1 GUSHTIT 2022, KUSH NUK DO TË KETË APLIKUAR DO TË KETË HUMBUR STATUSIN E LIGJSHËM DHE DO TË QËNDROJË NË MËNYRË TË PALIGJSHME", Nënvizohet në njoftimin e ministrisë së emigracionit.

Ndaje me miqte