0030 210 33 18 483

Leja 6 mujore e punës, si zgjatet dhe 6 muaj të tjerë

TV Tribuna 16 Prill 2020

Përballë rrezikut që bujqësia greke të marrë një goditje vdekjeprurëse për shkak të mungesë së krahëve të punës që kanë sjellë si pasojë masat kufizuese kundër koronavirusit, qeveria greke ka vendosur të zgjasë edhe për gjysmë viti lejet e punës të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Greqi si punëtorë sezonalë.
Argumentimi i këtij vendimi ka të bëjë me pamundësinë e fermerëve për të hartuar kontrata të reja pune lidhur me përballimin e nevojave të stinës.
Vendimi përfshihet në ligjin mbi përballimin e pasojave të Covid -19-s që u publikua me urgjencë në Fletoren Zyrtare.
Posaçërisht për punëtorët sezonalë të bujqësisë thuhet:
Vlefshmëria e lejeve të punës që janë dhënë në bazë të nenit 13 a të Kodit të Emigracionit, shtyhet automatikisht për një periudhë 6 mujore që nga data e skadencës.
Për t'u realizuar shtyrja e lejes së punës, duhet që punëdhënësi të paraqesë në autoritetin e policisë një deklaratë përgjegjësie, ku deklaron se do të vazhdojë të punësojë punëtorin sezonal. 
Autoriteti i policisë do të nxjerrë një vendim për shtyrjen e largimit nga Greqia të punonjësit sezonal.
Vendimi i ri favorizon një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që aktualisht ndodhen në Greqi me leje pune 6 mujore, apo që u ka skaduar ditët e fundit dhe nuk mund të largohen për shkak të situatës së emergjencës.
Sa i përket numrit të fuqisë punëtore që do të ketë nevojë bujqësia greke, do të përcaktohet nga ministria e bujqësisë.

 

Ndaje me miqte