Lamtumira e Pirlos, një paradë yjesh në fushë dhe në pankinë
Tribuna TV
08 Maj 2018
"Mbrëmja e Mjeshtrit” -ndeshja e lamtumirës e Andrea Pirlos do të jetë një paradë yjesh, ku në pankinë do të jenë disa prej teknikëve më të mirë të futbollit italian.
Dy skuadrat do të drejtohen nga trajnerë të shquar si Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Roberto Donadoni dhe Mauro Tassotti. Pesë teknikë do të ulen në pankinë në San Siro më 21 maj, me rastin e ndeshjes së fundit të Andrea Pirlo, dy ditë pasi mesfushori i shquar do të ketë mbushur 38 vjeç.
Lojtarët që do të marrin pjesë do të jenë kampionë që kanë shoqëruar Pirlon në 20 vite karrierë, duke e ndihmuar që të fitojë dy Botërorë, dy Liga Kampionësh, gjashtë Kampionate një Botëror për Klubet, dy Superkupa të Europës, tre Superkupa të Italisë dhe dy Kupa të Italisë.
Portierët: Christian Abbiati, Gianluigi Buffon, Nelson Dida, Marco Storari.
Mbrojtësit: Daniele Adani, Andrea Barzagli, Daniele Bonera, Leonardo Bonucci, Marcos Cafu, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Billy Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Fabio Grosso, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Marco Materazzi, Alessandro Nesta, Massimo Oddo, SergInho, Dario Simic e Gianluca Zambrotta.
Mesfushorët: Demetrio Albertini, Massimo Ambrosini, Roberto Baronio, Cristian Brocchi, Mauro German Camoranesi, Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Aimo Diana, Gennaro Gattuso, Frank Lampard, Leonardo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Simone Perrotta, Manuel Rui Costa, Clarence Seedorf, Marco Verratti.
Sulmuesit: Marco Borriello, Antonio Cassano, Hernan Crespo, Alessandro Del Piero, Alberto Gilardino, Vincenzo Iaquinta, Filippo Inzaghi, Alessandro Matri, Alexandre Pato, Fabio Quagliarella, Ronaldinho, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Nicola Ventola e Christian Vieri.
Ndaje me miqte