Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3,8 gradë është shënuar të mërkurën, në ora 11,13 në hapësirën detare të Rafinës, në lindje të Atikës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra e tërmetit u lokalizua 31 km në lindje – verilindje të Athinës dhe 7 km në juglindje të Nea Makrit.
Thellësia e vatrës përllogaritet në 15 km.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë.