0030 210 33 18 483

Kushtet për bashkim familjar, siç u riaktualizuan me ligjin e fundit

TV TRIBUNA 30 Prill 2019

Qytetari i vendit të tretë që banon ligjërisht në Greqi për një periudhë të paktën dyvjeçare, ka të drejtë të kërkojë hyrjen dhe qëndrimin në Greqi të pjesëtarëve të familjes.

Kërkesa paraqitet dhe shqyrtohet kur pjesëtarët ndodhen jashtë territorit grek.

Nëse pjesëtarët e familjes ndodhen në territorin grek para se të paraqitet kërkesa për bashkim familjar, kjo nuk përbën pengesë për kërkesën.

Për ushtrimin e të drejtës së bashkimit familjar, aplikanti duhet të dëshmojë lidhjet familjare me pjesëtarët e familjes për të cilët kërkon ribashkim në Greqi, si dhe se vetë ai përmbush në tërësi kushtet e mëposhtme:

a. Disponon banesë të përshtatshme që të përmbushë nevojat e tij dhe të familjes për të cilën kërkon ribashkimin.

b.Disponon të ardhura personale konstante, të mjaftueshme për nevojat e tij dhe të familjes. Të ardhurat nuk mund të jenë më pak se pagesa minimale vjetore e, sipas legjislacionit kombëtar. Shifra e të ardhurave shtohet me 20% për bashkëshortin/en dhe 15% për secilën fëmijë. Shtimi me 15% nuk kërkohet në rastin kur dy bashkëshortët banojnë ligjërisht në Greqi.

NIVELI I TË ARDHURAVE aktualisht përllogaritet në 8.500 euro në vit.

c. Disponon siguracion të plotë shëndetësor për tërësinë e rreziqeve që mbulohen edhe për punonjësit vendas, që mund të mbulojë edhe pjesëtarët e familjes.

 

Paraqitja dhe shqyrtimi i kërkesës

1. I interesuari e paraqet kërkesën për bashkimin familjar të shoqëruar nga dokumentet e nevojshme, në shërbimin me një qëndrim (ypiresia mias stasis) të administratës së decentralizuar të vendbanimit.

Dokumentat që kërkohen:

- Çertifikatë e gjendjes familjare nga autoritetet e vendit të tij, ku të rezultojë lidhja me familjarët, e legalizuar dhe e përkthyer.

- Kontratë e blerjes së banesës apo e qirasë, e legalizuar nga shërbimi tatimor (DOY).

- Kopje e deklaratës së fundit tatimore, ku të rezultojë niveli i nevojshëm i të ardhurave.

- Librezë shëndeti apo kontratë siguracioni e vlefshme, në varësi të lejes së disponimit që disponon

2. Organi kompetent për shqyrtimin e kërkesës ka detyrimin që të kërkojë menjëherë mendimin e autoritetin policor lokal për çështje që lidhen me rendin publik dhe sigurinë e vendit, si dhe mendimin e autoritetit konsullor grek, me qëllim verifikimin e marrëdhënies familjare përmes intervistave personale me pjesëtarët e familjes.

Mosparaqitja për intervistë e pjesëtarëve të familjes bën që të anulohet kërkesa për bashkim familjar.

Mendimet nga policia dhe konsullata duhet të jepen brenda një afati tremujor.

Dosja e plotë e aplikantit për bashkim familjar dërgohet me postë në autoritetin konsullor nga administrata e decentralizuar. Në rast se aplikanti merr përsipër shpenzimet, dosja mund të dërgohet edhe me shërbim Curier.

Organi përkatës shqyrton se sa përmbushen kushtet. Gjatë shqyrtimit vlerësohet veçanërisht edhe interesi i fëmijve të mitur.

Organi kompetent, pasi merr parasysh edhe mendimet e mësipërme, nxjerr vendimin përkatës.

3. Organi kompetent e dërgon vendimin e miratimit për bashkim familjar në autoritetin konsullor grek, i cili -nëse kërkesa është miratuar- i pajis pjesëtarët e familjes me vizë të posaçme.

 

Të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes

Pjesëtarët e familjes gëzojnë të drejtën:

E aksesit në arsimim

Akses në punë të varur – ofrim shërbimi gjatë rinovimit të parë të lejes për bashkim familjar

Akses në orientimin profesional si dhe më tej në kualifikim dhe rikualifikim.

Ndaje me miqte