Përfitues të ndihmës janë 1,2 milionë qytetarë, përfshirë dhe mjaft emigrantë:
Deri në 20 dhjetor do të marrin “çekun e shtrenjtësisë” me vlerë 250 euro, më shumë se 1,2 milionë qytetarë, mes tyre dhe shumë emigrantë; pensionistë me pension të ulët, të papunë afatgjatë dhe përfitues të kompensimit social (KEA), dhe të kompensimit për fëmijën.
Pensionistët me të ardhura të ulëta,
Përfituesit e kompensimit të invaliditetit
Të moshuarit pa siguracion
Përfituesit e KEA-s
Përfituesit e kompensimit të fëmijës.
Masa përfshin edhe të papunët afatgjatë (nga 12 deri 24 muaj).
E njëjta ndihmë u dha edhe në Pashkët e këtij viti, por atëherë ishte 200 euro, ndërsa tani janë 50 euro më tepër, pra 250.
Kushtet
Të ardhurat vjetore personale nuk e kalojnë shumën 9.600 euro.
Të ardhurat vjetore familjare nuk janë më shumë se 16.800 euro.
Vlera totale e pasurisë së paluajtshme nuk i kalon 300.000 eurot.
Janë banorë tatimorë të Greqisë d.m.th., bëjnë deklaratë tatimore (forolojiki dilosi) në Greqi.
Përfituesit e KEA-s (kompensimi i solidaritetit social) do të marrin në dhjetor një këst të dyfishtë, d.m.th., nëse përfitojnë 300 euro në muaj, në dhjetor do të marrin 600 euro.
Përfituesit e kompensimit të fëmijës do të marrin një këst e gjysmë shtesë.