Kush dhe ku mund të aplikojë për rinovimin e lejes së qëndrimit
TV Tribuna
05 Gusht 2020
Që nga e mërkura, 29 korrik ka filluar të funksionojë platforma elektronike nëpërmjet të cilës mbyllen takime për rinovimin e qëndrimit.
Procesi nuk është fort i ndërlikuar dhe shumë prej bashkatdhetarëve i kanë mbyllur vetë takimet.
Natyrisht, sikur platforma të operonte edhe në gjuhën shqipe, do të ishte akoma më mirë.
Po për momentin, këtë favor e kanë kinezët, arabët dhe njohësit e anglishtes, dhe sigurisht ata që kanë një njohje elementare greqishtes së shkruar.
Le të shpresojmë se ministria e emigracionit do të bëjë realitet premtimin që në një kohë të afërt të vendosë edhe gjuhën shqipe.
Gjithsesi, e rëndësishme është që platforma funksionon.
Problemi është se nuk funksionon ende për gjithë Greqinë.
Në këto momente janë vetëm tetë drejtoritë që pranojnë mbylljen e takimeve elektronike për të rinovuar lejen e qëndrimit.
Dhe konkretisht:
ATHINË A
ATHINË, SEKTORI QENDROR DHE ATIKA PERËNDIMORE
SEKTORI VERIOR DHE ATIKA LINDORE
SEKTORI JUGOR, PIREU DHE ISHUJT
IRAKLIO (KRETË)
LASITHI (KRETË)
RETHIMNO (KRETË)
HANIA (KRETË)
NDËRSA TAKIMET PËR MARRJEN NË DORËZIM TË LEJES SË QËNDRIMIT, FUNKSIONOJNË NË MË SHUMË ZONA.
ATHINË A
ATHINË, SEKTORI QENDROR DHE ATIKA PERËNDIMORE
SEKTORI VERIOR DHE ATIKA LINDORE
SEKTORI JUGOR, PIREU DHE ISHUJT
AHAIA (PATRA)
LARISA
MAGNESIA (VOLOS)
SELANIK
HAKLIDIKI
DODEKANISOS
EGJEU JUGOR
MINISTRIA E EMIGRACIONIT.
TV Tribuna u interesua pranë drejtorive të emigracionit në ato zona që nuk përfshihen te platforma, për të marrë më shumë informacion.
Informacioni më i detajuar ofrohet nga drejtoria e emigracionit në Selanik.
Aty, në mungesë të aplikimit elektronik, kanë bërë një planëzim, për mbylljen e takimeve të rinovimit, në varësi të periudhës kohore kur ka skaduar leja.
Takimet do të mbyllen vetëm pasi të interesuarit të dërgojnë email në drejtorinë e emigracionit të Selanikut.
SHTATOR
TAKIME VETËM PËR LEJET E QËNDRIMIT QË SKADUAN NË PERIUDHËN 12.03.2020 DERI NË 10.04.2020
TETOR
TAKIME VETËM PËR LEJET E QËNDRIMIT QË SKADUAN NË PERIUDHËN 11.04.2020 DERI NË 10.05.2020
NËNTOR
TAKIME VETËM PËR LEJET E QËNDRIMIT QË SKADUAN NË PERIUDHËN 11.05.2020 DERI NË 10.06.2020
DHJETOR
TAKIME VETËM PËR LEJET E QËNDRIMIT QË SKADUAN NË PERIUDHËN 11.06.2020 DERI NË 30.06.2020
E-mailet sipas kategorive të lejes
Rinovim PJESËTAR I FAMILJES SË SHTETASIT GREK, TË SHTETASIT TË BE-së, PRIND I SHTETWAIT GREK, BASHKËSHORTE HOMOGJENI = dam-3@damt.gov.gr