Vetëm banorët e përhershëm të ishujve do të mund të udhëtojnë me tragete, siç bëri të ditur ministri i marinës tregtare, Janis Plakiotakis.
Ndërkaq, me tragetet do të lejohet transporti i mallrave drejt ishujve.
Për këtë vendim, që hyn në fuqi të shtunën në ora 06,00, është marrë miratimi edhe nga kryeministri Mitsotakis.