0030 210 33 18 483

Kreu i ESEE: "Memorandumet ikin, por masat mbeten dhe tatimet vazhdojnë të vijnë"?

Tribuna TV 20 Gusht 2018

“Konfederata e Tregtisë dhe Afarizmit (ESEE), përshëndet daljen zyrtare të Greqisë nga programi i mbështetjes. Vendi ynë po del, qoftë dhe formalisht, nga një periudhë 8-vjeçare pa harruar që lë pas 924.000 të papunë, 250.000 biznese dhe profesionistë të lirë që “kanë vënë dryn” dhe shumicën e qytetyrëve me një “borxh të brendshëm” 227 miliardë euro nga detyrime të pashlyera ndaj tatimeve, entet e sigurimeve dhe bankat”, nënvizon mes të tjerash presidenti i ESEE, Vasilis Korkidis.

“Besoj se është shumë e parakohshme që të qetësohet kushdo që ka një biznes të vogël dhe do të jetë gabim tragjik të konkludojmë se vështirësitë kaluan, përderisa ekonomia mund të ketë treguar shenja përmirësimi, por këto nuk kanë kaluar akoma në jetën e përditshme.

Për ekonominë reale, dita pas daljes nga programi normalisht do të duhej të shënonte  rritjen e xhiros dhe të fitimit të bizneseve, rikthimin e likuiditeteve në treg, heqjen e capital Controls-eve, reduktimin e kostos së sigurimeve, rikthimin e pagës minimale dhe fundin e tatimit pa fre të personave fizikë dhe juridikë.

Rrjedhimisht, 21 gushti është për bizneset e vogla dhe të mesme një ditë bilanci dhe jo festimesh, përderisa memorandumet duhet të ikin, por masat mbeten dhe tatimet vazhdojnë të vijnë”, përfundon deklarata e kreut të ESEE.

Ndaje me miqte