Një shtetas shqiptar me moshë 27 vjeç është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për trafikimin e një sasie prej rreth 130 kg kanabisi.
Policia greke thotë në një komunikatë se arrestimi u krye pas një operacioni të koordinuar kundër trafikimit të drogës nga Shqipëria për në Greqi.
27 vjeçari u gjet në një zonë pyjore në rrethinat e Kosturit, ndërsa po ruante vendin ku ishte fshehur kanabisi.
Aty u gjetën 6 çanta udhëtimi dhe një thes, brenda të cilave ndodheshin 29 paketa me gjithsej 130 kg kanabis (saktësisht, 129,970).
Policia sekuestroi drogën, një telefon celular dhe një kartë sim, ndërsa i arrestuari u dërgua për procedim në prokurorinë e Kosturit.
Nga verifikimet rezultoi se ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi, nga një shteg i kufirit të gjelbër.