Numri i të vdekurve nga Koronavisuri në Greqi ka arritur në 26, njoftoi para pak koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
Tsiodras shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 71 raste të reja, duke e çuar në 892 numrin e përgjithshëm.
57 prej të sëmurëve ndodhen në sallat e reanimacionit dhe 54 prej tyre mbështeten me respirator.
Sipas koordinatorit, mosha mesatare e viktimave nga Koronavirusi në Greqi ishte 73 vjeç.