Pas një mbledhjeje urgjente të këshillit shkencor të ministrisë së shëndetësisë pasditen e të martës, ministri kompetent, Vasilis Kikilias, bëri të ditur se mbyllen për 14 ditë gjithë institucionet arsimore të Greqisë, për shkak të koronavirusit.
Vendimi përfshin mbylljen e kopshteve, shkollat fillore, gjimnazet, universitetet përfshirë ato teknologjike.
Gjithashtu mbyllur do të jenë edhe shkollat speciale (frontistiria), si dhe çdo lloj shkolle private.
Siç bëhet e ditur, kryeministri Mitsotakis do të komunikojë të mërkurën masa të reja për përballimin e Koronavirusit.