Koronavirusi, FMN parashikon impakt "mjaft serioz" në ekonominë botërore, por thekson se kriza do të jetë e përkohshme
TV Tribuna
21 Mars 2020
Impakti në ekonominë borëtore nga pandemia e Koronavirusit do të jetë "mjaft serioz", por një periudhë e gjatë ekspansioni (ekonomik) dhe kuotat e larta të punësimit, nënkuptojnë që ekonomia botërore do ta përballojë shockun aktual", deklaroi një zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Martin Muhleisen, drejtor i politikës strategjike të FMN-së, thotë se objektivi kryesor i qeverive do të jetë kufizimi i shtrirjes së Covid-19, në mënyrë të tillë që të ofrojë besim se shocku ekonomik nga pandemia do të jetë i përkohshëm.
Banka dhe qeveri kanë marrë masa pa precedent për t'u ofruar likuiditete tregjeve dhe për t'i mbajtur në gjendje funksionale dhe "ndoshta do të nevojiten më shumë", por hapat e këtoj lloji do të duhet të koordinohen ndërkombëtarisht, që të forcohet ndikimi i tyre, vë në dukje zyrtari i FMN-së.
Ndaje me miqte