Në katër ka arritur numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Greqi, pasi mëngjesin e të dielës u njoftua se humbi jetën një 53 vjeçar, që po kurohej ditët e fundit në pavijonin e reanimcionit të spitalit AHEPA në Selanik.
53 vjeçari nga Siatista e Kozanit ishte i pari që u diagnostikua me Koronovirus në Maqedoninë Perëndimore dhe punonte si laborant në spitalin e Kosturit.
Të shtunën ishin konfirmuar dy vdekje nga Koronavirusi në Greqi, një 67 vjeçar në Zakinthos dhe një 90 vjeçar në Ptolemaida, ndërsa vdekja e parë ishte regjistruar në mesjavë, kur ndërroi jetë një burrë 66 vjeç që po kurohej prej ditësh në spitalin e Patras.