Deri të shtunën pasdite, në Greqi ishin shënuar 68 raste vdekjesh nga Koronavirusi, bëri të ditur koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
Në 24 orët e fundit u evidentuan 60 raste të reja infeksioni nga virusi i rrezikshëm, duke e çuar në 1.673 numrin e përgjithshëm.
Duke folur për çështjen e përdorimit të maskave mbrojtëse nga njerëz që nuk kanë simptoma, Tsiodras tha se në ambientet t hapura nuk nevojitet maskë. Ndërkaq, ai nuk e përjashtoi mundësinë që ditët e ardhshme të dalë një udhëzim europian, që do të rekomandojë përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura.