Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, me moshë 23 vjeç, i cili akuzohet për futjen në Greqi të një sasie lënde narkotike, me qëllim trafikimin.
Ai u arrestua në flagrancë, në veri të Korfuzit, ku kishte fshehur në natyrë 5,4 kilogramë kanabis, të ambalazhuar në pesë paketa.
Policia thotë se gjatë operacionit u aktivizua qeni i kërkimit të drogës me emrin Vamma.
Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se e kishte sjellë kanabisin nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe synonte ta trafikonte në përdorues të ishullit.